1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Reforma

Gaby Reucher/Pandeli Pani27 Shtator 2012

Thomas Pogge profesor i Filozofisë dhe Çështjeve Ndërkombëtare në shumë universitete të botës, por kryesisht në Universitetin Yale në SHBA, është i njohur për angazhimin e tij në të ashtuquajturën botë e tretë.

https://p.dw.com/p/16Fui
In this photo taken Friday, July 8, 2011, a man carries rice sacks on his cart at a wharf in the ancient city of Bagan, Myanmar. (AP Photo/Khin Maung Win)
Fotografi: AP

Filozofi dhe eksperti gjerman për etikën Thomas Pogge njihet në gjithë botën për librin e tij "World Poverty and Human Right". Ai gjithashtu avokon për kujdes më të mirë mjekësor për pacientët me HIV dhe ka përpiluar disa propozime për reforma, të cilat do të sigurojnë një nxitje për kërkime për mjekim e duhur.

Bota sot gjendet përpara shumë problemesh serioze "dhe për t'i zgjidhur këto probleme duhet që edhe vendet më të pasura të jenë të gatshme për kompromis. Vendet e pasura thonë se ne kemi kapur një pozicion shumë të privilegjuar, ne na përket 80 për qind e prodhimit botëror dhe kjo duhet të mbetet kështu. Prandaj këto vende e shohin zgjidhjen e problemeve mjedisore në atë që ekonomia kineze duhet të rritet me më pak shpejtësi, ose që ekonomia indiane të rritet më ngadalë."

DW-GMF2012 WS45 Plenary 3 – Education and Sustainable Development: Two Sides of the Same Coin? Prof. Thomas Pogge Leitner Professor of Philosophy and International Affairs, Yale University, USA © Deutsche Welle/K. Danetzki
Prof. Thomas PoggeFotografi: DW

Në intervistë me DW Thomas Pogge thotë se sipas tij përgjigja, që vjen nga vendet e varfra është mjaft bindëse: "Për një kohë të gjatë juve ju kanë shkuar punët mirë dhe tani në qoftë se ka nevojë për të shtrënguar rripin, këtë duhet ta bëjnë kryesisht vendet e pasura." Sipas tij për të arritur një gjë të tillë duhet të ketë patjetër rregulla, por edhe të ekzistojë bindja se kjo është e nevojshme. Sepse vendet e pasura duhet ta bëjnë një gjë të tillë vullnetarisht. Por ka edhe mundësi që të nxiten reforma, prej të cilave pak a shumë përfitojnë të gjithë njerëzit."

"Unë do t'ju jap një shembull: Sot kemi të gjitha llojet e mundshme të teknologjisë moderne, me ndihmën e të cilave mund të zvogëlohet në masë të madhe ndotja e ambientit, që shkaktohet nga fabrikat. Por këto teknologji janë patentuar dhe për këtë arsye janë relativisht të shtrenjta. Dhe ata, që i kanë bërë shpikje, dëshirojnë sigurisht që të paguhen për shpikjen e tyre. Kjo ka pasoja të shumta, sidomos për vendet e varfra, që nuk kanë para për të paguar teknologji të tilla dhe preferojnë të përdorin p.sh. modelin e vjetër sovjetik të një termocentrali, për shkak se ai është më i lirë se ato modernet, që kushtojnë shumë për shkak të tarifave për patentat."

Pogge shpjegon se vendet e pasura duhet t'i ulin pretendimet për standardin e tyre të jetesës, për të shërbyer si shembull, apo model për vendet e varfra. Njerëzit, që jetojnë në Afrikë apo Indi dhe shohin programe televizive nga Amerika apo Evropa mundohen të kopjojnë modelin e jetesës dhe të mirëqënies së këtushme. Dhe duke parë që njerëzit në perëndim kanë BMW apo Mercedes edhe ata duan makina të tilla dhe heqin dorë p.sh. nga biçkleta. Një rast tjetër është p.sh. MacDonald`s, i cili në Kinë apo Indi ka bërë që shumë njerëz të heqin dorë nga ushqimi i tyre tradicional apo vegjetarian, sepse duan të ushqehen si amerikanët.

Mädchen mit BMW-Fahrrad und Maradona-Schild, Sehnsucht nach dem Westen. Copyright: DW/Dunja Dragojevic-Kersten Split, Mai 2012
Fotografi: DW
Den neuen 3er Touring präsentiert BMW in einer Weltpremiere am Freitag (01.06.2012) auf der Leipziger Automobilmesse AMI. Vom 02. bis 10. Juni zeigen alle deutschen und die Mehrzahl der ausländischen Autobauer ihre Neuheiten auf dem Leipziger Messegelände. Zusammen mit den Begleit-Messen Amitec und Amicom präsentieren sich rund 450 Aussteller. Die Messe erwartet rund 280 000 Besucher - etwa so viele wie zur vorigen Auflage 2010. Foto: Jan Woitas dpa/lsn
Fotografi: picture-alliance/dpa