1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Rebelët sirianë shpresojnë për armë nga sauditët

SC/re (rtre, afpe) / Esat Ahmeti 8 Korrik 2013

Lideri i ri i opozitës siriane Dscharba shpreson se sauditët do të mbështesin me armë trupat e tij në luftën civile. Ai thotë se vetëm nga një pozicion i fortë opozita mund të futet në bisedimet e paqes.

https://p.dw.com/p/193fi
Fotografi: Mezar Matar/AFP/Getty Images

Pajisjet luftarake me sisteme të zhvilluara dhe efektive duhet të bëjnë kthesën në luftën për përmbysjen e presidentit Bashar al-Asad. Kryetari i ri i grupit drejtues opozitar "Koalicioni Kombëtar Sirian - SNC", Ahmed el-Assi Dscharba, të gjitha shpresat e tij i ka varur te Arabia Saudite si furnizues me armë. Përdorimi mobil i armëve të cilat mund të shkrepen nga krahu duhet të dobësojë superioritetin ushtarak të trupave të Asadit, citon agjencia e lajmeve Reuters kreun e sapozgjedhur të opozitës. "Pozita e tanishme e rebelëve është shumë e dobët", thotë Dscharba.

Aktualisht kundër bisedimeve në Gjenevë

Armët e reja të aleatëve së shpejti do të mbërrijnë në Siri, tha ai pas një takimi me komandantët në provincën Idlib në veri.

Opozita nuk do të marrë pjesë në bisedimet e inicuara të paqes amerikano-ruse në kohën kur ajo nuk luan një rol dominues në luftën civile, shpjegoi Dscharba. Ndryshe nga tani ne duhet të jemi "të fuqishëm" për të bashkëbiseduar në Gjenevë, sqaron Dscharba.

Në një intervistë dhënë agjencisë Reuters, kryetari i SNC-ës i ofroi presidentit Assad një armëpushim njëmujor gjatë muajit të agjërimit Ramazan, sidomos për t'i dhënë fund betejës së ashpër për qytetin Homs. Atje, forcat qeveritare vazhdojnë ofensivën e tyre të filluar një javë më parë me sulme ajrore dhe bombardime, me sa duket  përsëri me ndihmën e Hezbollahut libanez.

Pas disa muajsh luftime nëpër llogore, lëvizja e opozitës siriane ka rënë dakord për një ekip të ri të udhëheqjes duke zgjedhur për shef Ahmed el-Assi Dscharba-n i cili ka mbështetjen e Arabisë Saudite. Ai arriti të fitojë kundër kandidatit të kampit të Vëllazërisë Myslimane, Mustafa el-Sabbagh i cili ka mbështetjen nga Katari.