Reagimet e Beogradit ndaj mbështetjes që i është dhënë Kosovës për në FMN / Çfarë po ndodh në lagjen Kroi i Vitakut në veri të Kosovës
8 Maj 20091. Mbështetja që i është dhënë Kosovës për antarësim në Fondin Monetar ndërkombëtar nuk ka befasuar shumë politikanët dhe ekspertët e ekonomisë në Beograd. Njëkohësisht me këtë Kosova sipas tyre bëhet bartëse e borgjeve me të cilat deri tani ngarkohej Serbia. Ivica Petroviq.
2. Fillimi i rindërtimit të shtëpive shqiptare në lagjën Kroi i Vitakut në veri të Mitrovicës, ka ngritur tensionet ndërmjet serbëve dhe shqiparëve. Shqiptarët dëshirojnë që të kthehen në shtëpitë e tyre, ndërsa serbët thonë se perderisa ata nuk mund të kthehen në jug të qytetit as shqiptarët nuk mund të kthehen në veri. Për më shumë serbët e veriut thonë se ka kohë që të dyja komunitetet janë pajtuar që lagjja Kroi i Vitakut të jetë "Linja e verdhë", ku asnjëra palë nuk mund të ndërtojë dhe kjo linjë do të shënonte dhe ndarjen e qytetit. Mirëpo, zyrtarë të kuvendit komunal të Mitrovicës, thonë se asnjëherë nuk ka pasur ndonjë marreveshje me serbët për ndarje të qytetit. Bekim Shehu.