1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Rasti Wagener : Danimarka e përjashton veten nga ligjet evropiane

Katrin Erdman 28 Nëntor 2008

Ligjet daneze të migracionit konsiderohen si më të ngurtat brenda Bashkimit Evropian. Kush zgjedh si bashkëshort apo partner të jetës dikë jashtë BE-së, duhet t´u nënshtrohet kushteve të rrepta.

https://p.dw.com/p/G3wm
Zgjedhjet në Danimarkë, Helle Thorning-Schmidt i socialdemokratëve duke folur me Anders Fogh Rasmussen të liberalëve, nëntor 2007
Zgjedhjet në Danimarkë, Helle Thorning-Schmidt i socialdemokratëve duke folur me Anders Fogh Rasmussen të liberalëve, nëntor 2007Fotografi: picture-alliance/ dpa

P.sh. të ardhurit nga këto vende si bashkëshort apo bashkëshorte në Danimarkë nuk lejohen të punojnë, ata duhet të jenë të punësuar fillimisht në një vend të tretë. Sipas Gjykatës Evropiane në Luksemburg kjo bie ndesh me të drejtën e BE-së. Kathrin Erdmann na njeh rastin e një gjermani, që do të jetojë me gruan e tij filipinase në Danimarkë

Votues nga etni të ndryshme në Kopenhagen, duke parë listat e kandidatëve për zgjedhje, nëntor 2007
Votues nga etni të ndryshme në Kopenhagen, duke parë listat e kandidatëve për zgjedhje, nëntor 2007Fotografi: AP

Palma të dendura, bulëza djersje në ballë dhe fytyra ëndërrimtare. Peter dhe dhe Jane Vagener (Wagener) tregojnë fotografitë nga Filipinet. Kuzhinieri gjerman dhe shitësja filipinase janë njohur në Filipine në qershor të vitit 2006 dhe më pas u dashuruan. "Miqtë e mi na prezantuan dhe ishte kaq e thjeshtë."

Kështu thotë Jane dhe fsheh kokën pas kurrizit të Peterit. Ajo është e ndrojtur dhe flet pak anglisht. 28-vjeçarja vjen nga një ishull, shumë larg Manilës. Ajo jentonte në një kasolle pa ujë dhe drita. Peteri, një burrë i pakët në fundit të 50-ave banon qysh prej më shumë se 20 vjetësh në Danimarkë. Atje ai don të merrte edhe Janën, por: "Danezët më thanë, se nëse do ta marrësh gruan në Danimarkë, atëherë ajo duhet të ketë jetuar përpara në një nga vendet e BE-së. "

Danimarka i refuzoi filipinases qëndrimin e sigurtë, ndonëse me këtë vendim është shkelur e drejta në fuqi e lëvizjes së lirë, siç ka konstatuar Gjykata Evropiane. Fakti që Peteri është qytetar i BE-së, nuk u interesoi danezëve. Jane nuk lejohej të punojë. Burri i saj Peter nuk donte ta linte atë që të lutej për asistencë: "Unë i shkruajta Avokatit të Popullit dhe ministres së integrimit, prej së cilës nuk mora asnjë përgjigje. Në fakt u përpoqa në të gjitha instancat e mundshme. "

Avokati i Popullit e kritikoi ashpër qeverinë daneze, por kjo për shumë kohë nuk i ndihmoi aspak Peterit. Ai kërkoi mbështetje nga shoqata "Martesë pa kufij", e cila angazhohet në mbrojtje të njerëzve të prekur nga raste të tilla.

Një nga punonjësit e kësaj shoqate është David Hopman. Ai është ulur në një restorant modern në mes të Kopenhagës.Lidhur me vendimin e Gjykatës Evropiane në Luksemburg ai konstaton: "Këtu kemi të bëjmë me atë, që është thënë se në raste të caktuara duhet të aplikohet e drejta e Unionit, ndonëse fjala është për një shtetas danez, i cili është i martuar me një të huaj. Ndaj shtrohet pyetja, se kur duhet të aplikohet e drejta e BE-së? "

Ndërkohë që BE-ja ndjek një rrugë liberale, Danimarka ka vendosur për një politikë të ashpër migracioni, sepse koalicioni i djathtë qeveritar i kryeministrit Anders Fogh Rasmussen është i varur nga mbështetja e populistëve të djathtë.

Shteti danez ndodhet si të thuash midis dy zjarresh, megjithatë sipas David Hopman, danezët do të vazhdojnë t´i përpilojnë ndryshimet e këtyre rregullave në atë mënyrë që edhe në të ardhmen të jetë i vështirë pranimi i qytetarëve që nuk vijnë nga vendet e BE-së.

Por megjithatë Peter dhe Jane Wagener ndërkohë kanë bërë një hap më tutje. Jane ka marrë lejen e qëndrimit, si rrjedhojë ajo ka tani sigurimin shëndetësor dhe lejohet të punojë dhe do të ndjekë një kurs për gjuhën daneze. Sidoqoftë Peteri ka ndërmend të ngrejë padi ndaj shteti danez: "Unë dua ta padis shtetin danez, sepse nuk i ka respektuar rregullat, që janë në fuqi qysh prej katër vjetësh dhe së dyti edhe për zhdëtim, për dy vjet e gjysmë që gruaja ime nuk lejohet të punojë. "

Peterit iu desh t´i mbulojë vet të gjitha shpenzimet e martëses. Ai do ta kërkojë të drejtën e tij qoftë edhe sikur të jetë fjala për të marrë vetëm një krone nga shteti danez. Gjermani në Danimarkë e bën këtë për parim."