1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Rajs në Lindjen e Afërme - Olmert nën trysni

Verenkotte, Clemens / Tel Aviv (BR) 5 Maj 2008

Ministrja e jashtme amerikane Condoleezza Rice zhvilloi sot (04.05.)bisedime me udhëheqjen palestineze në Ramallah.

https://p.dw.com/p/DtMn
Jordani PerëndimorFotografi: picture-alliance/ dpa/dpaweb

Në mënyrë të pazakontë ajo shprehu hapur që Izraeli mund të bëjë më shumë për përmirësimin e jetës së përditshme të palestinezëve në Jordanin Perëdimor.

Condoleezza Rice u tregua optimiste dje në Ramallah në Bregun Perëndimor: Qeveria amerikane vazhdon të jetë e bindur që formimi i shtetit palestinez deri në fund të këtij viti dhe të qeverisjes së presidentit Bush mbetet një objektiv i arritshëm.

Në prani të presidentit palestinez Mahmud Abbas ajo i quajti ngulimet hebreje në Bregun e pushtuar Perëndimor - citat - "veçanërisht problematike për një atmosferë të nevojshme besimi".


Një javë më parë Abbas ishte ankuar energjikisht tek Rice-i si dhe tek presidenti amerikan Bush për ndërtimin e vazhdueshëm të ngulimeve të Izraelit në territoret e pushtuara. Ministrja e jashtme amerikane, e cila kishte biseduar më parë në Jeruzalem me kryeministrin Ehud Olmert dhe me ministrin e mbrojtjes Ehud Barak, i bëri thirrje Izraelit që t'i lehtësojë kufizimet e lëvizjes së palestinezëve në Bregun Perëndimor.

Këtë qeveria Olmert ia kishte premtuar kryediplomates amerikane gjatë vizitës së saj të fundit në mars. Vendimtare, tha Rice tani në Ramallah, nuk është vetëm numri i bllokimeve të rrugëve dhe i pikave të kontrollit të hequra, por edhe - fjalë për fjalë - "cilësia e përmirësimeve."


“Presidenti Bush beson fort se koha e formimit të shtetit palestinez ka ardhur, mbi bazën e planit Roadmap, dhe kjo është arsyeja përse ne punojmë me kaq këmbëngulje paralelisht në negociatat.”


Presidenti amerikan pritet për një vizitë triditore pas dy javësh në Izrael me rastin e 60 vjetorit të krijimit të shtetit Izrael.