1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Rainer Hoess nipi i komandantit të Auzhvicit: „Nacionalsocializmi është histori e Gjermanisë“

27 Janar 2020

Nipi i Rudolf Hoess, komandatit të Auzhvicit rrëfen historinë e familjes së tij dhe se si ai është përballur me të kaluarën e tmerrshme të familjes. Rainer Hoess tani angazhohet në edukim e brezave te rinj që ata të mësojnë nga e kaluara.

https://p.dw.com/p/3Ws9O

Shënim redaksional: Lidhur me Rainer Hoess (Höß) ka ndërkohë informaccione të reja. Gjykata e Faktit në Leonberg/Baden Vyrtemberg e ka dënuar atë më 24 qershor 2020 për mashtrim me një dënim me kusht si dhe me 80 orë punë shoqërore. Zoti Höß u akuzua, se me zbardhjen e së shkuarës së familjes së tij dhe përkujtimin ndaj viktimave të Holokaustit ka bërë kundërvajtje për përfitim personal. Gjatë procesit gjithashtu doli në pah, se në regjistrin e tij ka pasur rekorde me dënime të mëparshme. Dënimi është ndërkaq në fuqi. Deutsche Welle nuk ka pasur dijeni për këto rekorde në kohën që është publikuar kjo video.