1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Qeveria shpenzon 1,7 miliardë euro për 100.000 vende pune

28 Qershor 2007
https://p.dw.com/p/B44E
Ministri gjerman i punës Franz Müntefering synon t'i nxisë me subvencione shtetërore marrjet e reja në punë në qytete dhe qarqe me papunësi të lartë. Për këtë koncept ai morri dritën e gjelbër nga kabineti. Sipas tij duke filluar nga janari për fillimisht tre vjet federata do të paguaj gjysmën e pagës në rast se komunat dhe përkujdesja sociale marrin në punë për punë të caktuara të papunë afatgjatë. Müntefering pret që në këtë mënyrë të krijohen rreth 100.000 vende të reja pune deri në fund të vitit 2009. Federata do të vërë në dispozicion për këtë 1,7 miliardë euro.