1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Qeveria hesht për shitjen e tankeve

7 Korrik 2011

Biznesi i diskutueshëm me tanke me Arabinë Saudite preokupon tani Bundestagun. Sqarime të mëdha për këtë temë nuk u dhanë. Opozita kërkoi që të tërhiqet aprovimi për marrëveshjen. Bëhet fjalë për miliarda.

https://p.dw.com/p/11qZx
Tank gjermane Leopard A 26
Tank gjermane Leopard A 26Fotografi: dapd

Që qeveria gjermane do të preferonte të mos e komentonte fare shitjen e tankeve gjermane Arabisë Saudite, këtë e bëri të qartë zëdhënësi i saj, Stefen Seibert. Për këtë nuk do të bëhet deklaratë, tha Seiberti para gazetarëve. Në fund të fundit, anëtarët e Këshillit Federal të Sigurisë janë të detyruar të respektojnë direktivat për ruajtjen e sekretit.

Gjithçka krejtësisht dhe shumë sekrete

Dhe kështu u fol të mërkurën (07.11.) në orën e pyetjeve të Bundestagut për këtë temë. Qeveria dërgoi politikanin e FDP-së, Hans Joachim Otto, sekretar shteti në ministrinë e Ekonomisë. Ndonjë ministër federal nuk e mori fjalën. Otto-ja kishte për detyrë që për më shumë se një orë të mbrohej nga të gjitha pyetjet. Për shkak të detyrimit për ruajtjen e sekretit, qeveria "nuk mund të marrë qëndrim ndaj raporteve të shtypit për gjoja vendime," tha ai. Ajo që dihet deri tani nga informacionet e shtypit: Gjermania do ta furnizojë regjimin autoritar të Mbretërisë së Arabisë Saudite me 200 tanke luftarake të tipit Leopard. Pra do të furnizohet një regjim i cili gjithsesi mori pjesë në shtypjen e protestave në vendin fqinj të Bahreinit. Në qarqet shumë të përmendura qeveritare ndërkohë u konfirmua të paktën që Këshilli Federal i Sigurisë dha javën e kaluar aprovimin e tij për këtë biznes.

Një "partner i rëndësishëm"?

Sekretari i shtetit Otto tërhoqi vëmendjen në Bundestag se Arabia Saudite ka marrë edhe më parë armatime nga Gjermania. Për këtë ekzistojnë "interesa masive të politikës së sigurisë", në fund të fundit Arabia Saudite "është një partner i rëndësishëm në luftë kundër terrorizmit".

Sekretari i shtetit në Ministrinë e Ekonomisë, Otto sqaron Bundestagun
Sekretari i shtetit në Ministrinë e Ekonomisë, Otto sqaron BundestagunFotografi: picture alliance / dpa

Opozita nuk u tregua e kënaqur me këtë. Kryetari i Partisë Socialdemokrate Gjermane, Sigmar Gabriel e akuzoi koalicionin se ka shkelur ligjin. Se ai shkel direktivat për eksportet e armatimit, në bazë të të cilave nuk duhen furnizuar me armë vende që shkelin të drejtat e njeriut. Kancelares gjermane dhe ministrit të saj të Jashtëm i mungon guximi i sqarimit të opinionit në këtë çështje. Kancelarja Merkel bëri thirrje pak ditë më parë që të mbështeten lëvizjet arabe për demokraci. Ky nuk është gjë tjetër vetëm "patos bosh", kritikoi Gabrieli. "Paratë me sa duket janë më të rëndësishme se demokracia", tha në parlament kryetari i Grupit Parlamentar të të Gjelbërve, Jürgen Trittin. Ai e akuzoi ministrin e Jashtëm, Westerwelle, se politika e tij nuk drejtohet nga vlerat. Furnizimi me tanke i dëmton interesat gjermane. Prandaj qeveria gjermane duhet ta tërheqë aprovimin për shitjen e tankeve, tha Trittini.

Furnizimi me 200 tanke, në bazë të informacioneve të korrespondentëve do të kishte qenë biznesi më i madh i armëve i bërë ndonjëherë me Arabinë Saudite. Ekspertët mendojnë se biznesi i ri ka një vlerë prej 1,7 miliardë eurosh. Tanket do të ndërtohen nga koncernet gjermane të armatimit Kraus-Maffei Wegmann dhe Rheinmetall. Ato mbështeten nga disa uzina të tjera që furnizojnë pjesë këmbimi.

Autor: Marko Langer/ Auron Dodi

Redaktoi: Elert Ajazaj