1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Përparime të dukshme në ndërtimin e lindjes së Gjermanisë

Zhang Danhong/Angelina Verbica3 Tetor 2013

23 vjet pas ribashkimit lindja është përmirësuar dukshëm. Infranstruktura është në disa vende më e mirë se në Gjermaninë Perëndimore. Por dallimet në rendimentin ekonomik mbeten të mëdha.

https://p.dw.com/p/19tMD
Fotografi: picture-alliance/ZB

23 vjet pas ribashkimit lindja e Gjermanisë është përmirësuar dukshëm. Infranstruktura është në disa vende më e mirë se në Gjermaninë Perëndimore. Por dallimet në rendimentin ekonomik mbeten të mëdha.

Dikur Helmut Kohl, i cili u quajt kancelari i bashkimit, i pati premtuar gjashtë landeve të reja lindore "peizazhe të lulëzuara". Por në vend të lulëzimit në vitet e para pas ribashkimit mbizotëronte peizazhi i zymtë: infrastruktura e rrënuar, firma të falimentuara, papunësi e lartë dhe emigrimi i të rinjve. Disa vende janë gati fare të braktisura. Tani ka 23 vjet, që kur është kapërcyer ndarja e Gjermanisë. Çfarë është bërë nga premtimi i Kohlit?

"Këto peizazhe të lulëzuara janë arritur në një farë mënyre", konstaton Klaus-Heiner Rëhl nga instituti i Ekononomisë Gjermane në Këln (IW). "Papunësia në Lindje është në rënie. Infrastruktura është në gjendje të mirë. Dhe sipërmarrjet në varësi nga madhësia nuk janë më keq se në perëndim. Kjo do të thotë se rindërtimi i lindjes në fakt është përmbyllur", thotë Rëhl në intervistë me DW. Kështu në shtator 2013 ishin të papunë vetëm 9,6 përqind e gjermanolindorëve, ndërsa kuota e papunësisë e gjermanoperëndimorëve u rrit në 6,6 përqind. Para disa vjetësh papunësia në landet e reja ka qenë dyfish më e lartë se në ato të vjetrat. Kush ka qenë së fundi në Gjermaninë Lindore, habitet për infrastrukturën e re për të cilën disa komuna gjermanoperëndimore mund të beheshin me të vertetë xheloze.

Klaus-Heiner Röhl, Institut der deutschen Wirtschaft Köln
Klaus-Heiner Röhl, nga Instituti ekonomik gjerman në KëlnFotografi: IW

Sipërmarrjet gjermanolindore në nivel global

Jo pak firma gjermanolindore kanë arritur në nivel global, ndër ta sipërmarrje me traditë si Carl Zeiss dhe Jenoptik, por edhe firma që janë themeluar pas ndryshimit të sistemit, si firma e ndërtimit të impianteve Roth&Rau dhe firma e mjeteve të këmbimit për makina Mitec-Gruppe. Nuk duhen harruar edhe investimet e koncerneve të mëdha të automobilëve si VW, BMW, ose Daimler në Gjermani. "Aty janë vendosur furnizuesit për pjesë këmbimi, industria e automobilëve në përgjithësi ka hapur shumë vende pune", thotë eksperti i ekonomisë Rëhl. Edhe industria e energjisë diellore dhe e impianteve eulike është një nga investuesit më të suksesshëm në Gjermaninë Lindore."

Stadtansicht Jena
Qyteti Jena - në lindje të GjermanisëFotografi: picture-alliance/dpa

Kjo ka bërë që të pakësohet emigrimi dhe në Saksoni të shkojnë madje njerëz nga pjesë të tjera të vendit, shton Rëhl. "Ndërtimi i lindjes është një histori suksesi, por ai nuk ka bërë që të arrijmë të njëjtin rendiment ekonomik për banor, që ka qenë në fillim synimi ynë." Sipas një studimi rendimenti ekonomik në landet e reja të lindjes së Gjermanisë mbetet në dy të tretat e nivelit gjermanoperëndimor.

Mungojnë koncernet e mëdha

#video#Kjo diferencë sipas mendimit të Klaus-Heiner Rëhl vjen si rezultat i ndryshimeve strukturore: "Një dallim shumë i rëndësishëm është mungesa e sipërmarrjeve të mëdha, koncerneve, bankave, sigurimeve. Këto janë të gjitha sipërmarrje, që arrijnë vlera të larta materiale dhe financiare në qëndrat e tyre, të cilat ndodhen të gjitha në Gjermaninë Perëndimore. "Kjo gjendje nuk mund të ndryshohet, pasi, përse duhet të largohet Siemens nga Mynihu, apo Deutsche Bank nga Frankfurti?"

Përparime janë bërë edhe në nivelimin e pagave. Ato janë në 80 për qind të nivelit perëndimor. "Nivelimi i tarifave madje shkon deri në 97 për qind", citon Roehl një studim të kohëve të fundit.