1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Përmendore e Ai Weiwei në Berlin për refugjatët

vfb/as/sd/gri (dpa, SZ)19 Shkurt 2016

Artisti kinez Ai Weiwei ka krijuar një përmendore në Berlin me mijëra jelekë shpëtimi në kujtim të refugjatëve të mbytur.

https://p.dw.com/p/1HyTq
Berlin Spendengala Cinema for Peace
Fotografi: DW/P. Kouparanis

Kjo vepër arti në sheshin Gendarmenmarkt është një aksion në kuadër të galasë për shfaqjen e filmit "Cinema for Peace" në Festivalin e Filmit Berlinale.

Me një vinç jelekët të ndriçuar në ngjyrë portokalli u vendosën në sallën e koncerteve në Gendarmenmarkt. Ato konsiderohen si simbol për të gjithë ata refugjatë, të cilët janë mbytur në mesdhe gjatë arratisë për në Europë.

Lesbos Griechenland Sicherheitswesten Schwimmwesten Kunstprojekt Ai Weiwei
Jelekë shpëtimi të refugjatëve në ishullin Lesbos në GreqiFotografi: picture-alliance/dpa/S.Balaskas

Qysh në janar Ai Weiwei ishte shprehur për një përmendore për refugjatët në ishullin Lesbos. "Shumë njerëz kanë humbur jetën nëpër dallgë, ne na duhet një përmendore“.

Artisti kinez është aktualisht profesor i ftuar në Universitetin e Arteve në Berlin dhe punon njëkohësisht edhe në prodhimin e një filmi për refugjatët. Këtë javë për filmin ai ka intervistuar refugjatët e prosaardhur të akomoduar në mjediset e krijuara enkas në fushën e aeroportit të mbyllur Tempelhof.