1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Angela Merkel viziton zonat e goditura rëndë në NRW

20 Korrik 2021

Më shumë se 160 vetë humbën jetën si rezultat i përmbytjeve javën e kaluar. Dhjetëra të tjerë janë ende të pagjetur. Kancelarja Merkel takohet me ndihmësit dhe banorët.

https://p.dw.com/p/3xjtK
Deutschland Hochwasser Bundeskanzlerin Angela Merkel in Bad Münstereifel
Fotografi: Wolfgang Rattay/AFP/Getty Images

Kancelarja gjermane Angela Merkel po viziton disa nga zonat më të prekura prej përmbytjeve të javës së kaluar në landin Nordrhein-Westfalen (NRW).

Ajo shoqërohet nga Armin Laschet, kryeministri i landit NRW dhe pasardhësi i mundshëm i Merkelit. Ata vizituan qytetin Bad Münstereifel në rrethin Euskirchen, ku pati shumë shkatërrime. 

Deutschland Hochwasser Bundeskanzlerin Angela Merkel in Bad Münstereifel
Fotografi: Wolfgang Rattay/AFP/Getty Images

Më parë kancelarja Merkel kishte vizituar zonat e prekura prej përmbytjeve të javës së kaluar në landin Rheinland-Pfalz, ku prej përmbytjeve kanë gjetur vdekjen 117 vetë.

Deutschland Hochwasser Bundeskanzlerin Angela Merkel in Bad Münstereifel
Angela Merkel dhe Armin Laschet vizitojnë zonat e prekura nga përmbytjetFotografi: Wolfgang Rattay/AFP/Getty Images

Në landin Nordrhein-Westfalen numri i të vdekurve deri në mëngjesin e së martës ishte 47, por disa dhjetra vetë janë ende në kërkim në të dy landet federale, kështu që shifra mund të rritet.

Merkel takohet me vendasit dhe ndihmësit

Kancelarja Merkel bisedoi gjatë vizitës së saj me përfaqësues të organizatave të ndihmës, me vullnetarë si dhe me banorë të zonës. Ajo vizitoi një depo ushqimesh që shpërndan furnizime për të prekurit.

Deutschland Hochwasser Bundeskanzlerin Angela Merkel in Bad Münstereifel
Fotografi: Oliver Berg/dpa/picture alliance

Qeveria njoftoi se po përgatit një paketë të madhe ndihme financiare për rajonin e prekur.

Deutschland Hochwasser Bundeskanzlerin Angela Merkel in Bad Münstereifel
Fotografi: Wolfgang Rattay/AFP/Getty Images

Ndërkohë zyrtarët e lartë gjermanë i hodhën poshtë kritikat se ata nuk kishin bërë sa duhet që të paralajmëronin banorët në zonat e goditura rëndë si dhe kritikat se nuk e kanë pasur si duhet nën kontroll gjendjen pas përmbytjes më të rëndë të vendit për disa dekada