1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Përleshje mes policisë dhe demonstruesëve radikalë në Budapest

23 Tetor 2007
https://p.dw.com/p/Btpb

Qindra demonstrues djathtistë radikal zhvilluan përleshje në rrugët e kryeqytetit hungarez Budapest. Sipas të dhënave të autoriteteve demonstruesit kanë hedhur parolla antisemitiste dhe kanë gjuajtur me shishe molotov pjestarët e policisë. Forcat e sigurimit kanë përdorur gazin lotsjellës dhe ujëhedhësit për shpërndarjen e tyre. Njoftohet se si pasojë janë lënduar disa njerëz. Demonstratat u zhvilluan me rastin e përvjetorit të kryengritjes hungareze me 23 tetor të viti 1956.