Putini: Nëse Perëndimi do ta mposhtë Rusinë, 'le ta provojë'
8 Korrik 2022Gjatë një fjalimi të transmetuar në televizion Presidenti rus Vladimir Putin tha se nëse Perëndimi dëshiron ta sfidojë Rusinë me luftime, politikanët e këtyre vendeve janë të mirëpritur ta provojnë. "Sot dëgjojmë se duan të na mposhtin në fushën e betejës. Çfarë mund të them për këtë? Le ta provojnë," tha Putini në fjalimin e tij.
Sipas agjencisë ruse të medias, Interfax Presidenti rus e akuzoi gjithashtu Perëndimin se po përpiqet të imponojë "rendin e tij të ri botëror" duke thënë se "këto përpjekje janë të dënuara për të dështuar".
Putin tha po ashtu se "operacioni special" i Rusisë - sikurse e quan Moska zyrtare pushtimin e Ukrainës - ishte fillimi i një zhvillimi drejt një "bote shumëpolare".
Putin u shpreh në fjalim edhe për negociata për paqen, por tha se ato po bëheshin më të vështira për t'u arritur për shkak të vazhdimit të gjatë të konfliktit.
"Të gjithë duhet ta dinë se, në përgjithësi, ne ende nuk kemi filluar asgjë seriozisht”, shtoi ai. "Në të njëjtën kohë, ne nuk i refuzojmë bisedimet e paqes. Por ata që i refuzojn, ata duhet ta dinë se sa më tej të shkojnë, aq më e vështirë do të jetë për ata që të negociojnë me ne."