Pse fotografia e Papës nuk është vetëm për të qeshur?
29 Mars 2023Këto fotografi të Papës të veshur me një xhup ekstravagant, të krijuara duke përdorur një program arti të inteligjencës artificiale, u bënë virale gjatë fundjavës.
Megjithëse u zbulua shpejt se fotot ishin të rreme, ato duken aq të besueshme sa shumë vetë i morën për të vërteta.
Kjo nuk qe fotografia e parë e krijuar përmes inteligjencës artificialeqë është bërë virale javët e fundit.
Në rrjetet sociale qarkulloi së fundi edhe një fotografi e Presidentit të Rusisë Vladimir Putin kinse duke u gjunjëzuar para Presidentit të Kinës Xi Jinping. Edhe kjo fotografi ishte krijuar artificialisht:
Fotografitë virale te "Papës modern" teorikisht nuk dëmtojnë askënd, por shërbejnë si kujtesë për rreziqet e mundshme që vijnë nga krijimi i imazheve dhe i videove të rreme prej inteligjencës artificiale, të cilat duken mjaft bindëse.
Duke qenë se programet e artit të AI si Midjourney përmirësohen dita ditës, ka të ngjarë që nga imazhet që duken tepër realiste të mashtrohen edhe më shumë vetë.