1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Protestuesit në Gjeorgji kërkojnë dorëheqjen e presidentit Saakaschvili

4 Nëntor 2007
https://p.dw.com/p/C0qa


Të paktën 10 mijë veta u tubuan dje në kryeqytetin e Gjeorgjisë, në ditën e dytë të protestave kundër presidentit, Mikail Saakashvili. Protesta e së premtes me mbi 50 mijë veta në Tbilisi, ishte më e madhja në Gjeorgji që nga koha e "Revolucionit", i cili e solli Saakashvilin në pushtet. Kreu i partisë opozitare Republikane, Davit Usupashvili, u zotua se protestat do të vazhdojnë aq sa të jetë e nevojshme.
Opozita e akuzon presidentin për autoritarizëm dhe për largim të vendit nga demokracia. Disa udhëheqës të opozitës kërkuan edhe dorëheqjen e presidentit.