Ndalime demonstrimi në Paris dhe bastisje në Dijon
19 Qershor 2020Në Paris, policia ka ndaluar tre demonstrime të planifikuara për nesër. Ndër të tjera, ishte planifikuar një miting kundër racizmit para ambasadës amerikane në kryeqytetin francez. Si argumentim, policia iu referua rrezikut të infektimit nga virusi Corona dhe shqetësimeve për sigurinë, gjithashtu edhe përballë trazirave të fundit në Nica dhe Dizhon.
Në shumë lagje të qytetit të Dizhonit u bënë bastisje me pjesëmarrjen e më shumë se 140 oficerëve të policisë. Sipas autoriteteve, ata kërkuan armë, municion dhe drogë. Prokuroria në këtë qyteti të Francës lindore tani po heton, ndër të tjera, për vrasjen në tentativë dhe krijimin e një grupi të armatosur kundër disa personave që u arrestuan dje.
Në ditët e kaluara, më shumë se 200 vetë besohet se janë përfshirë në përleshje të dhunshme në periferitë e Dizhonit. Banorët e patën akuzuar policinë për mosndërhyrje në kohë.
dlf/dpa