1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Projektrezolutë e re për Kosovën e paraqitur në KS

21 Qershor 2007
https://p.dw.com/p/Ayqq

Nju Jork: Shtetet e Bashkuara dhe një numer vendesh evropiane kane paraqitur projektrezolutën e re për Kosoven në Këshillin e Sigurimit. Teksti i ri parasheh një periudhë prej katër muajsh, ku palët do të mund të negociojnë sërish. Në rast se nuk ka asgjë të re nga këto bisedime shtesë atëherë në mënyrë automatike miratohet plani i Ahtiasaarit e bashkë me të propozimi i tij për pavarësi të kushtëzuar.

Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki Moon, i bëhet thirrje, që menjëherë pas aprovimit të rezolutës të sjellë në tryezën e bisedimeve të gjitha palët. Përveç kësaj, të gjitha palëve u kërkohet që të mos ndërmarrin hapa të mëvetsishëm.