1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Prodhimi i tapës është me traditë dhe është faktor i rëndësishëm ekonomik. Portugalia është prodhuesi më i madh i tapës në botë.

19 Korrik 2024

Portugalia si prodhuesi më i madh i tapës në botë ka kërkesa të mëdha për tapën e nxjerrë nga lëvorja e lisave. Tapa si lëndë e parë gjen përdorim në shumë fusha duke qenë konform normave për ruajtjen e mjedisit. Prodhimi i tapës nuk mund të rritet pa masë, sepse lisat duhet të rriten 40 vjet deri sa të arrijnë në gjendjen për t’i marrë lëvoren. Lënda e parë ekologjike kërkon kohë të prodhohet.

https://p.dw.com/p/4iRTw

Tapa është e lehtë dhe elastike, dhe mund të kthehet në alternativë tjetër kundrejt produkteve të prodhuara nga plastika, që janë eficinte por të dëmshme për klimën.
Sipas studiuesve, përveç kësaj tapa është material i mirë për izolim dhe nuk digjet lehtë, një material që mbron pemët nga djegia, duke pasur lëvore speciale. Kështu për shembull vetë NASA përdor tapë për anijet e saj kozmike.