1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Presidenti Sejdiu do të marrë pjesë në KS edhe do të flasë atje

Bekim Shehu30 Mars 2007

Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu, do të mbajë fjalim për herë në sesionin zyrtar në Këshillin në Sigurimit me 3 prill, kur pritet të raportojë edhe ndërmjetësi ndërkombëtar, Marti Ahtisari.

https://p.dw.com/p/ArX2
Fatmir Sejdiu
Fatmir SejdiuFotografi: AP

Udhëheqësit politik kosovar, thonë se votat dërmuese që mori rezoluta e Parlamentit Evropian për Kosovën, dëshmon unitetin evropian për pavarësinë e Kosovës.
Skender Hyseni, është zëdhënës i grupit negociator: “Presim që ky unitet të kthehet së shpejti në mbështetje efektive për njohjen e pavarësisë së Kosovës. Përshëndesim qëndrimin e qartë të komisionerëve Havier Solana dhe Oli Rehn, rreth
statusit të Kosovës. Poashtu ekipi i unitetit ka çmuar shumë punën e madhe që e ka bërë eurodeputeti Josst Langedijk për të siguruar mbështetje për rezolutën e
parlamentit”, tha Hyseni.

Ndërmjetësi ndërkombëtar për zgjidhjen e statusit të Kosovës Marti Ahtisari, me datën 3 prill do të raportojë për propozimin e tij për Kosovën para anëtarëve të KS-it, në Nju Jork. Po në këtë ditë, në sesionin formal të KS-it, për herë të pare, do të
mbajë fjalim edhe presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu.

Kjo u bë e ditur pas mbledhjes së ekipit negociator të Kosovës. Serish, Skender Hyseni. “Edhe pse nuk është marrë ftesa zyrtare, Ekipi i Unitetit është pothuaj i sigurt se kryetari i Kosovës do të flasë për herë të parë në një sesion formal të
Këshillit të Sigurimit. Sipas të gjitha shenjave edhe paralajmërimeve pothuaj është e sigurt se kryetari Sejdiu do të marrë pjesë në KS edhe do të flasë”, tha Hyseni.

Që nga dorëzimi i planit të Marti Ahtisarit, për Kosovën në KS-it, anëtarët e grupit negociator, vazhdimish po udhëtojnë nëpër qendra të ndryshme të Kosovës, për tu shpjeguar nga afër qytetarëve përmbajtjen e dokumentit. Anëtarët e ekipit në të cilin bëjnë pjesë udhëheqësit e forcave kryesore politike të pozitës dhe opozitës, thanë se ata do të qëndrojnë së bashku në një ekipë deri në miratimin e një rezolute të re në Këshillit e Sigurimit që e zëvendëson rezolutën 1244. Menjëherë pas miratimit të rezolutës së re, thuhet se e grupi negociator i Kosovës do të pushojë së funksionuari, për t’i lënë vendin qeverisë së Kosovës dhe parlamentit që ta zbatojnë marrëveshjen e statusit.