1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

A do të mbetet Gjukanoviçi i pamposhtur?

13 Prill 2018

Edhe pse është në pushtet prej 27 vjetësh më 15 prill Milo Gjukanoviçi kandidon sërish për postin e presidentit. A do të mbetet Gjukanoviçi i pamposhtur?

https://p.dw.com/p/2vwys
Djukanovic zum dritten Mal Regierungschef in Montenegro
Më 15 prill Milo Gjukanoviçi është sërish në garë për postin e presidentit të Malit të ZiFotografi: picture-alliance/dpa/B.Pejovic

Në raportin e fundit të OJQ-së Freedom House, e cila synon të nxisë demokracinë në mbarë botën, Mali i Zi klasifikohet si "pjesërisht i lirë". Aty lulëzon korrupsioni dhe gazetarët kritikë janë nën presion - ky vlerësim i keq përsëritet prej vitesh. Kjo mund të lidhet me faktin se në Malin e Zi  prej vitesh nuk ka ndryshime politike: që nga viti 1991, Partia Demokratike e Socializmit (DPS) mbretëron në kryeqytetin e vendit Podgoricë me të fortin Milo Gjukanoviç në krye, i cilika qenë herë në krye të qeverisë dhe herë të tjera president i vendit.

Milo kandidon përsëri

Më 15 prill Milo Gjukanoviçi është sërish në garë për postin e presidentit. Sipas anketimeve ai pritet të fitojë rreth gjysmën e votave, por ende nuk është e qartë nëse do t'i fitojë zgjedhjet që në raundin e parë, apo në të dytin. Opozita malazeze është mjaft e fragmetarizuar dhe sipas gazetarit Tufik Softiç tepër e dobët. Softiçi tha për Deutschen Wellen, se "Milo do të fitojë edhe këtë herë, edhe pse vendi ka nevojë urgjente për një rinim demokratik."

Gjukanoviçi është i vetëdijshëm për rëndësinë e lartë simbolike të zgjedhjeve presidenciale. Ai do të tregojë se është ende i pamposhtur. Prandaj dhe flet përsëri për "zgjedhje historike" dhe mbështetet në taktikën e tij të sprovuar: kritikët e tij janë kundër ekzistencës së shtetit të Malit të Zi dhe lidhjeve të tij me Perëndimin. Ata synojnë dëmtimin e qëllimeve të shtetit, kurse ai garanton vazhdimësinë e shtetit.

Milo Djukanovic
Fotografi: picture alliance/dpa/B.Pejovic

Këtu kemi të bëjmë me një nacionalizëm të përzgjedhur me kujdes. Ky qëndrim polarizues me mesazhe që lidhen me identitetin e ka sjellë deri tani sukses Gjykanoviçit. Po a nuk u lodh ai nga puna pas gjithë këtyre viteve? Megjithëse Djukanoviçi është në pushtet prej 27 vjetësh dhe tepër i pasur, në moshën 56 vjeçare ai është tepër i ri për të dalë në pension. Kritikët, nga ana tjetër, thonë se këmbëngulja e tij pas pushtetit mund të ketë arsye shumë praktike - imunitetin. Sepse vetëm imuniteti e mbron atë nga çdo përndjekjeje penale. Nepotizmi dhe korrupsioni janë të pranishëm kudo në kë​​të vend të vogël me vetëm 600,000 banorë.

Figura të forta të opozitës së dobët

Nga opozita ka dy kandidatë që mund të jenë të rrezikshëm për Milo Gjukanoviqin. Kandidatja e Partisë Social-Demokratike (SDP) Draginja Vuksanoviç është profesore e respektuar universiteti,  bukuroshe dhe me biografi pa asnjë të metë. Në një intervistë për gazetën më të madhe të vendit Vijesti ajo deklaroi e sigurt. "Gjukanoviçi rënkon nën peshën e fajeve të tij. Pas tri dekadash në pushtet, e vetmja mundësi për të është "divide et impera" (përça dhe sundo) . Për të të gjithë ata që nuk duan ta plaçkisin vendin bashkën me të janë tradhtarë.". Fjalët të forta të kandidateje, e cila vjen nga një parti që dikur ka qenë për shumë vjet partnere koalicioni e Djukanoviqit.

Kadidati tjetër është Mladen Bojaniç, ai është ekspert financash dhe konsiderohet si i pakorruptueshëm dhe i ndershëm. Fillimisht ai ishte deputet i partisë së vogël "Mali i Zi Pozitiv" dhe më pas si deputet i pavaruar, sepse partia e tij filloi të ndiqte një kurs pro qeverisë. Sipas anketimeve ai mund të sigurojë në raundin e parë 35% të votave. Ai e akuzon ashpër Gjykanoviçin ndër të tjera duke deklaruar se "nuk e ka të qartë nëse Gjykanoviçi është në anë të shtetit apo të mafies."

Në Malin e Zi presidenti nuk ka pushtet të fortë. Opozita shpreson se në rast se Gjykanoviçi do të tronditet në këto zgjedhje në vend mund të zhvillohen zgjedhje të reja parlamentare dhe të arrihet ndryshimi i pushtetit për të cilin shumëkush ëndërron prej vitesh.