Populizmi nuk ia vlen - Në Zvicër nuk rizgjidhet një anëtar i këshillit kombëtar
13 Dhjetor 2007Në dhjetë e gjysmë sensacioni ishte i përsorur
Politikani konservator i djathtë i Partisë Popullore Christoph Blocher nuk votohet për në qeverinë zvicerane. Në vend të tij zgjidhet në këtë detyrë prej deputetëve në Bernë, kolegia e tij në parti Evelin Widmer-Schlumpf, e cila as që kandidoi zyrtarisht. Widmer-Schlumpf ishte futur në lojë nga grupime të majta në parlamentin e Bernës pa u pyetur mëngjesin e djeshëm. Prandaj pati brohoritje në radhët e socialdemokratëve dhe të gjelbërve dhe fytyra të thartuara në Partinë Popullore të Blocherit. Një përpjekje shpjegimi nga sekretari i përgjithshëm i Partisë Popullore Gregor Rutz. 'Tani kemi një rezultat që më çudit disi - për arsye se zonja Widmer-Schlumpf nuk ishte pyetur nga të majtët si kandidate, dhe sepse e di që ajo me siguri nuk do ta pranojë zgjedhjen. Më duket edhe shumë joserioze. Pas këtij rezultati të këshillit kombëtar besoj, se popullsia zvicerane nuk do të ketë kurrfarë mirëkuptimi që gjysma e majtë e këshillit kërkon thjesht të përjashtojë nga qeveria një të tretën e qytetarëve me të drejtë vote. Besoj se kjo nuk është demokraci e mirë, dhe jam i sigurt që në fund rezultati do të jetë një tjetër.'
Partia Popullore do të dalë në opozitë
Partia Popullore kishte kërcënuar që para zgjedhjeve të djeshme me daljen në opozitë, në rast se Blocheri nuk do të zgjidhej. Por kjo do t'i jepte fund modelit të konsensusit, i vjetër me dekada. Që prej vitit 1959 në Bernë është në pushtet një qeveri e të gjitha partive. Katër fraksionet më të mëdha, Partia Popullore, ajo Demokristiane, liberalët dhe socialdemokratët i kanë ndarë mes tyre shtatë postet ministrore.