1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Politikanët gjermanë nuk kuptojnë mediat sociale

Carla Bleiker/Amarildo Topi9 Shkurt 2013

Kandidati socialdemokrat për kancelar Peer Steinbrück ka bërë sërish një gafë. Blogu i tij jo-zyrtar "PeerBlog" është kritikuar nga mediat. Por si shumë kolegë të tij ai është duke përdorur median e gabuar.

https://p.dw.com/p/17bCO
Fotografi: picture-alliance/dpa

Peer Steinbrück nuk i shkruan vetë artikujt në "PeerBlog". Ata që e bëjnë këtë janë autorë që e konsiderojnë veten "të pavarur" nga kandidati i Partisë Socialdemokrate (SPD) për kancelar. Për këtë faqe kujdeset Karl-Heinz Steinkühler, i cili supozohet se ka shkruajtur në blogun e disuktueshëm "Wir in NRW" ("Ne në NRW") nën pseudonimin Theobald Tiger.

Blogu luajti një rol të rëndësishëm në zgjedhejt e vitit 2010 në Landin e Renanisë Veriore të Vestafalisë, duke publikuar një numër dokumentesh që dëmtuan imazhin dhe reputacionin e guverantorit Jürgen Rüttgers, i cili ishte kandidati i rivalëve tradicionalë, Unionit Kristiandemokrat (CDU). Blogu ndihmoi SPD-në të fitonte zgjedhejt në koalicion me Partinë e Gjelbër. Në rolin e redaktorit, në atë kohë, Steinkühler u vu në qendër të kritikave pasi pranoi një kontratë pre 300 mijë eurosh për të punuar me SPD pas zgjedhjeve.

Screenshot Blog Peer Steinbrück
Pamje nga blogu "PeerBlog"Fotografi: www.peerblog.de

PeerBlog

Sipas "Rreth nesh" në faqen PeerBlog thuhet,"Ne kërkuam nga Peer Steinbrück nëse mund të na lejonte të bënim një blog për të dhe ai na tha vazhdoni." Blogu financohet me numra gjashtëshifrorë nga donatorë anonimë dhe autorët thonë se është shembulli i parë se si politikanët gjermane duhet të përdorin mediat sociale. Ekspertët kanë dyshime për këtë shprehje.

"Kjo në fakt ka të bëjë shumë pak me meidat sociale", - thotë në një intervistë për DW Christian Schirms, drejtor i "Concept S Media Agentur". Kompania e tij ndihmon firma të tjera në pozicionimin në rrjetet sociale. "Mediat sociale nënkuptojnë dialog, marrdhënien sy më sy dhe në rastin e kandidatit Steinbrück nuk ndodh një gjë e tillë", - thotë Schirms.

Media sociale për fillestarët

Politikanët gjermanë në përgjithësi kanë vështirësi me rrjetet sociale si Twitter, Facebook ose Google Plus. Jo të gjithë janë bërë pjesë e aventurës online. Kancelarja gjermane Angela Merkel ka deklaruar se nuk do të përdorë profilin e saj në Twitter për zgjedhjet parlamentare të këtij viti. Sipas të dhënave nga Twitter të 100 antarët e Senatit Amerikan kanë një profil të tyre, ndërsa kanë një profil vetëm 41% antarëve të Bundestagut Gjerman.

Nico Lumma ist als Chief Executive Blogger verantwortlich für Blogg.de und
Nico Lumma, ekspert i mediave sociale

"Ajo që shoh në Gjermani është se shumë politikanë komunikojnë përmes njoftimeve për shtyp. Nëse do të komunikosh nëpërmjet rrjeteve sociale duhet të dish mirë se kujt i drejtohesh dhe jo ta përdorësh thjesht si një kanal më shumë për të përcjellë informacion për veten", thotë për DW Teresa Bücker, një nga punonjëset në zyrën e shtypit të SPD.

Fillim i ngurtë

Eksperti i mediave sociale Nico Lumma vëren se ka ende vend për përmirësime në mënyrën se si politikanët gjermanë përdorin rrjetet sociale. "Në Gjermani media sociale është në axhendë, por ajo që nuk është kuptuar mirë është se si duhet të funksionojë media sociale", - thotë ai për DW. Në SHBA, rrjetet socile luajtën një rol të rëndësishëm në zgjedhjet presidenciale të vitit 2008 dhe 2012 ku fitoi Barack Obama. Skuadra e Obama-s përdori Twitter për t'i dhënë disa tone humoristike fushatës.

US Wahlen Clint Eastwood
Clint Eastwood duke folur në Konventën e RepublikanëveFotografi: Reuters

Përshembull Clint Eastwood shkaktoi konfuzion tek Republikanët gjatë konventës së tyre ku ishte duke folur me një karrige bosh. Skuadra e Obama-s publikoi fotografinë me përshkrimin "Ajo karrike është e zënë." "Në Gjermani ka një mungesë të angazhimit në mediat sociale. Është ende shumë ngurtë", - thotë Lumma.

Janë të shumtë gjermanët që kanë një profil në Facebook ose Twitter dhe presin që të shohin diçka edhe nga politikanët gjermanë. "Me më shumë se 20 milion njerëz në Facebook, nuk është më thejsht një fenomeni 'ri'. Është një pjesë e rëndësishme e popullsisë", - thotë Lumma.