1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

030711 Petersberger Klimadialog

4 Korrik 2011

Kancelarja Angela Merkel ishte dje (3.7.) folësja kryesore në një takim ministrash dhe përfaqësuesish nga 35 vende në Berlin, ku u diskutua për të çuar përpara negociatat ndërkombëtare për klimën.

https://p.dw.com/p/11ois
Takimi i ministrave dhe përfaqësuesve nga 35 vende për klimën
Takimi i ministrave dhe përfaqësuesve nga 35 vende për klimënFotografi: DW/H.Jeppesen

Në Dialogun e dytë të Petersbergut për Klimën, i cili u zhvillua këtë herë direkt te Porta e Brandenburgut, ajo theksoi sërish domosdoshmërinë e një marrëveshjeje ndërkombëtare për klimën. Klima është temë edhe në planin e politikës së sigurisë, tha ajo dhe paralajmëroi, se Gjermania do t'i vendosë rreziqet e ndryshimit të klimës në rendin e ditës të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara: "Si qeveri, si Republikë Federale Gjermae, për muajin korrik, kur kemi kryesinë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, e kemi vendosur temën e rreziqeve të ndryshimit të klimës në rendin e ditës së Këshillit, dhe përshëndes faktin që Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së bëri të qartë se gjatë legjislaturës së tij të dytë do ta ketë parasysh këtë temë si një prej temave të tij kryesore."

Kancelarja Merkel kërkon të çojë klimën në KS të OKB
Kancelarja Merkel kërkon të çojë klimën në KS të OKBFotografi: dapd

Kështu u shpreh kancelarja në Berlin. Kjo deklaratë i bëri delegacionet e ministrave të dëgjonin me vëmendje (kësisoj kryetares së qeverisë iu desh të saktësonte edhe një herë në raundin e mëpasëm pyetje-përgjigje).

"Në këtë pikë Gjermania do të përpiqet (..) të gërshetojë politikën e paqes dhe atë të sigurisë me aspektet e pasojave të ndryshimit të klimës. Këtë do ta bëjmë në shembullin e rritjes së nivelit të detit dhe në shembullin e sigurisë së ushqimeve. Më pas do të përpiqemi të nxjerrim prej kësaj konsekuencat, të cilat me siguri do të thonë për të gjithë se politika e jashtme klasike duhet të bashkëveprojë këti me politikën e zhvillimit dhe me politikën e mjedisit."

Kjo, tha kancelarja gjermane, do të rriste edhe rëndësinë e temës së politikës së klimës në rrafshin ndërkombëtar: "Mendimi është ky, që kur ministrat e jashtëm, të cilët zakonisht zënë vend në Këshillin e Sigurimit, të merren me një temë të tillë, atëherë të bëhet më e qartë qasja ndërdisiplinore dhe të vendoset edhe më shumë në fokus. Për këtë arsye e konsideroj shumë me vend gërshetimin me politikën e paqes dhe atë të sigurisë."

Dialogu për klimën
Dialogu për klimënFotografi: picture alliance / dpa

Theksoi ajo dhe shtoi, se Gjermania e mbështet qartë kërkesën pës një marrëveshje detyruese, globale: "Ne dimë që ndryshimi i klimës nuk njeh kufij, ai prek çdo vend, dhe për këtë arsye synimi mbetet një marrëveshje detyruese në planin ligjor, megjithëse e dimë, se sa e vështirë është ta arrish këtë synim."

Autor: Helle-Mejdahl Jeppesen/ Vilma Filaj- Ballvora

Redaktoi: Aida Cama