Plazh në Berlin
Berlini është vetëm pak orë larg nga Oqeani. Por lumi Spree dhe liqenet e shumtë në zonën përreth u ofrojnë berlinasve shumë mundësi për t'u freskuar gjatë verës.
Parajsa e lundrimit
Liqeni i madh Wannsee është një nga vendet e preferuara për të lundruar në Berlin. Vetëm 45 minuta larg nga qendra e qytetit e kanë bazën shumë klube lundrimi. Kur koha është e mirë qindra varka dhe jahte dalin për lundrim.
Pishina e madhe natyrore
Wannsee është një nga pishinat natyrale më të mëdha në Europë. Kur moti është i mirë aty shkojnë rreth 30 mijë vetë. Për të krijuar brezin me rërë, kjo e fundit u mor nga Travemünde, një destinacion pushimesh në Detin Balltik.
Natyrë në qytet
Tegel është një prej 70 liqeneve të Berlinit. Këtu ka disa ishuj që mund të arrihen vetëm përmes rrugëve ujore. Gjatë verës drejt tyre lëvizin tragete. Qarkullimi ndërpritet vetëm gjatë natës.
Udhëtim me anije në mes të qytetit
Kanali Landwehr gjarpëron përgjatë lumit Spree përmes zemrës së Berlinit. Në vitet '20 u vendos një brez i gjelbër për t'i ndaluar banorët të pushonin aty. Sot në të bëhen sporte ujore dhe kalojnë anije me turistë, ndërsa berlinasit pushojnë në breg.
Party buzë ujit
Nëse do të shikosh më me kujdes do të vesh re dhjetra bare, pube, klube dhe restorante buzë ujit. Përshembull në pjesën lindore të fundit të kanalit Landwehr restoranti Freischwimmer gjendet në krah të klubit legjendar Visionäre. Këtu të rinjtë mund të shijojnë tingujt e muzikës elektronike derisa në agimin e ditës.
Kthesa
Lumi Spree praktikisht kalon në një vijë të drejtë përmes Berlinit pastaj merr një kthesë tek Reichstag, stacioni qendror i trenave dhe ndërtesa e Kancelarisë gjermane. Ky është një vend i preferuar takimi për Berlinasit.
Kujdes!
Verën e shkuar 100 persona u bashkuan në Berlin në parkun Lustgarten me një qëllim: të bëheshin sa më qull që të ishte e mundur! Lufta me ujë është kthyer në një traditë për Berlinin. Çdo vit banorët e lagjeve Friedrichshain dhe Kreuzberg luftojnë në urën Oberbaum me tullumbace të mbushura me ujë.
Ujë për të gjithë
Është emri zyrtar i pishinës verore në Kreuzberg. Por berlinasit e quajnë atë pishina Princ, për shkak se gjendet në rrugën Princ. Që prej vitit 1965, pishina pret më shumë se 10.000 pushues çdo ditë.
Ujë mbi ujë
Anija pishinë u ndërtua më shekullin e 18-të për lumin Senë në Paris, ku aristokratët mund të laheshin në ujrat e lumit në kabina të ndara. Por në ditët e sotme në Berlin, pushuesit nuk lahen në ujin e lumit Spree, por mbi të.
Pamje që ndryshon
Kjo pamje e lumit Spree, fotografuar nga lagjia Treptow, përfshin edhe skulpturën "Njeriu Molekulë". Pas bashkimit të Gjermanisë në vitin 1990 klubet, baret dhe galeritë u zhdukën nga brigjet e lumit, por ato mbinë më pas në zona të tjera të qytetit. Berlini është në ndryshim të vazhdueshëm.