1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Peru: Sterilizim me dhunë

Maria Santacecilia2 Nëntor 2015

Qindra mijëra vetë u sterilizuan në vitet 90-të në Peru. Vetëm shumë pak prej tyre ishin dakord apo e dinin se ç’po ndodh me ta në sallat e operimit. Shumica u detyruan. Tani shteti peruan po nis hetimet.

https://p.dw.com/p/1GxbX
Peru Lima Kampagne gegen Zwangssterilisation
Fushata "Kundër vullnetit të tyre"Fotografi: picture-alliance/dpa/E. Arias

„Dy fqinjë erdhën në shtëpinë e saj dhe i thanë se po zhvillohet një fushatë për shëndetin. Pastaj një ambulancë i çoi në spital atë dhe bashkëshortin.“ Burri dhe fëmija duhet të qëndrojnë jashtë”, u thanë në spital. Gruaja u vendos në anestezi. Pas zgjimit ajo ishte operuar.” Kështu raporton deputetja peruane, Hilaria Supa për sterilizimin e një gruaje me emrin Micaela.

Rasti i Micaelas është njëri nga qindra mijëra „ndërhyrjet vullnetare kirurgjikale për mbrojtjen nga shtatzania“, siç e quante qeveria e diktatorit Alberto Fujimori në vitet 90-të këtë instrument të planifikimit familjar. Avokati i Popullit në Peru flet për 278.028 gra dhe 22.004 burra që u sterilizuan nga viti 1996 deri në vitin 2001. Shumica vinin nga zonat malore.

Peru Lima Kampagne gegen Zwangssterilisation
Fotografi: picture-alliance/dpa/J. Ramon

Hilaria Supa me origjinë indigjene ka qenë deputete në parlamentin peruan, sot ajo ka një vend në parlamentin supranacional të Andeve. Ajo ishte ndër të parat që u ndihmoi viktimave për ngritjen e një padie. Por për një kohë të gjatë shteti peruan nuk e mor me sterilizimin e detyruar. Tani një përfaqësues nga qeveria peruane pranon zbardhjen e këtyre sterilizimeve. Në fund të tetorit ambasadori Juan Jiménez Mayor bëri të ditur para Komisionit Ndëramerikan për të Drejtat e Njeriut (IAKMR) hapjen e një regjistri për viktimat.

Fushata për dëmshpërblim

Me këtë Jiménez, deri në vitin 2013 kryeministër i qeverisë aktuale pranon një nga kërkesat qendrore të fushatës "Contra su voluntad" - Kundër vullnetit të tyre – nga Amnesty International në Peru. Organizata feministe DEMUS kërkon krijimin e një Komisioni të së vërtetës për dëmshpërblimet e viktimave si edhe një proces gjyqësor kundër Fujimorit. Një kërkesë simbolike, sepse diktatori 77 vjeçar është dënuar me disa dhjetëra vjeçarë me burgim shtëpiak. „Ideja kryesore është të fitojmë solidaritetin e popullsisë- që njerëzit të jenë në krah të viktimave dhe t'i kërkojnë qeverisë zbatimin e ujdisë me IAKMR“, thotë koordinatorja e DEMUS María Ysabel Cedano në bisedë më Deutsche Wellen.

E pamenduar mirë apo e qëllimshme

IAKMR ka kërkuar rifillimin e disa proceseve. Sinjalin për këtë e dha rasti i një gruaje që vdiq në vitin 1998 pak pas operacionit. Tre herë e mbyllën rastin autoritetet peruane, derisa organizatat jofitimprurëse e dërguan rastin në një instancë ndërkombëtare. „Këto hetime mbyllen, sepse ato nuk janë kategorizuar si shkelje e të drejtave të njeriut, por si vrasje pa dashje apo lëndim trupor, e me këtë si raste u skadon afati“, sqaron Yván Montoya, drejtues i projektit Antikorrupsion në Institutin për Demokraci e Të Drejtat e Njeriut në Universitetin e Perusë.

Peru Politiker Juan Jimenez Mayor
Ambasadori Juan Jiménez MayorFotografi: picture alliance/dpa Fotografia/N. Cordova

Vullnet i lirë kushtet e paditurisë

Sipas Montoyas për mbylljen e dosjeve autoritetet kanë përdorur një lloj miratimi të heshtur për sterilizimin. Por të prekur si Micaela rrëfejnë diçka tjetër. Disa janë futur me dhunë në sallat e operacionit, të tjerë u sterilizuan pa sqaruar më parë për ndërhyrjen. Po të tjerë janë kërcënuar ose janë vënë nën presion. „Disa kërcënoheshin me heqjen e asistencave sociale po qe se e refuzonin sterilizimin“, thotë Montoya. Por prokuroria nuk e kategorizoi këtë si kërcënim serioz. Kjo, megjithëse shumë të prekur nuk e kuptonin pse duhej të jepnin miratimin. Sepse shumica e tyre vinin nga grupet indogjene, e flisnin vetëm gjuhën e tyre. Ata nuk ndiqnin shkollimin në gjuhën spanjolle.

Zbardhja e luftës qytetare (1980-2000) nga qeveria peruane vlerësohet në shkallë ndërkombëtare. Por me këtë kapitull të historisë peruane nuk janë marrë tre qeveri. Tani parlamentarja Hilaria Supa shpreson se ka ardhur koha. “Besoj se kjo qeveri do t'i dëmshpërblejë viktimat.” Së paku dosjet për këtë janë hapur. Vendimet e para priten në vitin 2016.