1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Pastruesit me diplomë në Evropë

Amarildo Topi13 Qershor 2013

Miliona punëtorë të kualifikuar në Europë dhe vende të tjera të botës punojnë si pastrues. Ata mund të fitojnë më shumë se në vendet e tyre, por shpesh privohen nga jeta familjare.

https://p.dw.com/p/18olx
Fotografi: picture alliance/dpa

Rosi Torres jeton në Gjermani që prej 10 vitesh. Ajo nuk ka dokumente dhe punon ilegalisht. Ajo nuk do të thotë se nga cili shtet i Amerikës Latine vjen dhe se cili është emri i  vërtetë i saj. 

Me profesionin topografe ajo nuk mundi të gjente punë në vendlindjen e saj dhe ishte e papunë për vite të tëra. Asaj i nevojiten para për të paguar studimet e djalit të saj dhe për ilaçet e prindërve, të cilët vuajnë nga diabeti dhe probleme me zemrën. Ajo pastron përditë shtëpitë e gjermanëve dhe pjesën më të madhe të parave e dërgon tek familja e saj.

Pastrues të mbikualifikuar

Rosi Torres nuk është e vetme. Sipas Kyoko Shinozaki, sociologe japoneze pranë Universitetit të Bohumit në Gjermani, punëtorë të kualifikuar që bëjnë një punë të tillë janë të shumtë dhe ajo është duke bërë një studim ndërkombëtar për këta lloj punëtorësh në Europë dhe Azi.

"Ata do të donin të punonin në profesionin e tyre, por nuk shohin asnjë shans në vendlindje", thotë Shinozaki. Duke pastruar shtëpitë e gjermanëve, mund të fitojnë më shumë para nëse punojnë si mësues apo inxhinier në vendet e tyre dhe për shkak se kostot e jetesës janë më të larta ata bëjnë një jetesë të thjeshtë, për të dërguar sa më shumë para tek familjet e tyre.

E gjitha kjo sakrifcë bëhet për të siguruar një të ardhme më të mirë për fëmijët e tyre.

Të bësh rolin e prindit përmës Skype

"Mundësia për të komunikuar me telefonat celularë dhe akoma më mirë në Internet, ka çuar një ndryshim radikal në kontaktin e këtyre familjeve", thotë Shinozaki.

Deutschland SPD Lilo Friedrich Putzfrau Staubsauger
Fotografi: picture-alliance/ dpa

Përshembull një baba i tha asaj me krenari:"Shiko Kyoko. Djali im më ka dërguar shtatë mesazhe sot!" Kjo tregon se fëmijët kanë nevojë për të dhe duan këshillat e tij. 

Disa nëna kujdesen edhe për detyrat e shtëpisë të fëmijëve përmes Skype-it. Rosi Torres flet pothuajse përditë në Skype më djalin e saj. Që prej 10 vitesh ajo e sheh atë vetëm përmes web-kameras. Ajo jeton çdo ditë me frikën se mund të pikaset nga autoritetet gjermane. Gjithsesi ajo pret që ta shohë sërish në jetën reale: "Ai ka mbaruar studimet për inxhineri dhe tani do të vijë në Gjermani për të bërë një master dhe të kërkojë një punë. Ne do të punojmë të dy për pak kohë dhe më pas do të kthehemi në shtëpi." 

Tapet i kuq në aeroport

Në disa prej vendeve të tyre të origjinës, emigrantët gëzojnë një status të lartë sepse të ardhurat e tyre janë me peshë në ekonominë lokale. Shinozaki thekson se në Filipine ata që punojnë jashtë vendit konsiderohen si ‘heronj kombëtarë' dhe ‘investitorë nga anë tjetër e detit'. Kur ata kthehen në shtëpi iu shtrohet vërtet një tapet i kuq.

Por në vendet ku ata jetojnë nuk kanë asnjë të drejtë. Organizata Botërore e Punës (ILO) ka nisur një veprim për të siguruar për të gjithë këta punëtorë që të marrin pagën e duhur, pushime dhe sigurime shëndetësore.

Sipas disa burimeve brenda partisë Socialdemokrate Gjermane (SPD), ILO ka nënshkruar një marrveshje në Parlamentin gjerman për një qëllim të tillë. Sapo kjo marrëveshje të ratifikohet atëherë të gjithë pastruesit e shtëpive me rezidencë të rregullt në Gjermani mund tu drejtohen zyrave për ndihmë të mëtejshme. Por situata do të mbetet e vështirë për ata që janë ilegalë, sepse nga frika e deportimit nuk do të kontaktojnë me autoritetet gjermane.