1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Para spastrimit (Brexit)

Klaus-Dieter Frankenberger
3 Shtator 2019

Gjithnjë e më shumë krijohet përshtypja se konservatorët britanikë shtyhen nga një obsesion ideologjik për temën e Brexitit.

https://p.dw.com/p/3Osr7
Frankreich | Boris Johnson | G7
Fotografi: Reuters/D. Martinez

Ajo që po ndodh në Partinë Konservatore, bëhet e qartë edhe në trajtimin e të ashtuquajturve kryengritës në parti: deputetët, të cilët pritet të votojnë kundër një daljeje të çrregullt të Britanisë nga BE në ditët në vijim, ndoshta nuk do të jenë më pjesë e listave të partisë për zgjedhjet e ardhshme. Ata duhet të ndëshkohen për kundërshtimin ndaj linjës së Kryeministrit Johnson, në këtë mënyrë synohet që partia të spastrohet.

Ky është një zhvillim i rrezikshëm. Vërtet është e zakonshme që partitë të mbështeten në besnikërinë e deputetëve të tyre dhe, për këtë qëllim, ka raste edhe kur tundin "kamzhikun". Por gjithnjë e më shumë krijohet përshtypja se në temën e Brexitit, konservatorët britanikë shtyhen nga një obsesion ideologjik; nën udhëheqësin e tyre të ri, ata janë të gatshëm të shkelin traditat kushtetuese dhe ta tredhin parlamentin.

Kaq edhe për parullën e Brexitasve gjatë fushatës së referendumit, se ata donin të rikthenin kontrollin e interesave kombëtare nga Brukseli. Ta kthejnë ku? Me sa duket jo patjetër në parlament.