Papa bën thirrje për bashkëjetesë pa dhunë
17 Shtator 2012Papa Benedikti XVI u bëri thirrje njerëzve në Liban që të jenë shembull i bashkëjetesës paqësore. Dy të tretat e libanezëve janë myslimanë, një e treta e tyre të krishterë. Gjatë vizitës së tij në manastirin Bkerke Papa u kërkoi rreth 30 000 të rinjve që të qëndrojnë megjithë luftën civile në vendin fqinj.
Benedikti XVI tha: "Me sa mora vesh këtu ka edhe të rinj nga Siria. Unë dua t'ju them se sa e admiroj guximin tuaj. Thuajuni familjeve dhe miqve tuaj, Papa nuk do t'ju harrojë. Është koha që myslimanët dhe të krishterët të të bashkohen për t'i dhënë fund dhunës dhe luftës. "
Në këtë mënyrë Papa përsëriti apelin e tij për paqe në Lindjen e Mesme menjëherë pas trazirave anti-perëndimore në shumë vende muslimane. Mijëra vetë kishin dalë rrugëve të Bejrutit për të parë dhe për të përshëndur Papën. Si kulmi i udhëtimit triditor të Papës konsiderohet mesha e së dielës.