Palestinezët drejt luftës civile
12 Qershor 2007Reklamë
Lufta për pushtet midis grupit radikal islamik palestinez Hamas dhe Fatahut të moderuar të presidentit Mahmud Abbas po shkon drejt luftës civile. Hamasi kërkoi nga forcat e sigurisë të afërta me Fatahun, që të largohen prej pozicioneve të tyre në Rripin e Gazës. Sipas të dhënave të veta, disa pika, si në Han Junis në jug, Hamasi i ka vënë nën kontroll. Në një stacion qendror në qytetin e Gazës po zhvillohen luftime. Abbas i akuzoi disa udhëheqës politikë dhe ushtarakë të Hamasit se po planifikojnë një puç dhe kërcënoi me tërheqjen nga qeveria e unitetit. Në luftimet në vazhdim midis dy grupimeve janë vrarë sipas të dhënave lokale që të hënën rreth 20 vetë. Edhe shtëpia e kryeministrit Islamil Hanija të Hamasit u qëllua sërish me granata. Sipas të dhënave egjiptiane, të dyja palët refuzojnë për momentin negociatat për armëpushim.