1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Pakënaqësi në Kosovë për moslejimin e daljes së presidentit Fatmir Sejdiu para KS

Bekim Shehu4 Prill 2007

Kryeministri Agim Çeku, thotë se mbledhja e Këshillin e Sigurimit ka dëshmuar se numri i vendeve që e mbështesin propizimin e Marti Ahtisarit, është duke u rritur.

https://p.dw.com/p/ArWr
UNO në Kosovë
UNO në KosovëFotografi: AP

Kryeministri i Kosovës Agim Çeku, tha se moslejimi i paraqitjes së presidentit të Kosovës në KS-it, ishte sinjal se dikush mundohet të zvarrisë procesin, duke aluduar tek autoritetet e Rusisë. Mirëpo, kryeministri Agim Çeku, shprehet i bindur se
këto përpjekje nuk do të kenë sukses. Ai thotë se mbledhja në Këshillin e Sigurimit ka dëshmuar se numri i vendeve që e mbështesin propozimin e Marti Ahtisarit, është duke u rritur.

Kryeministri Çeku, thotë se kërkesa e palës ruse që në Kosovë të vijë një mision faktmbledhës, nga OKB-së, është e panevojshme dhe për më shumë sipas tij, kjo është tendecë që të zvarritet procesi i zgjidhjes së statusit.

Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu, ndërkaq kthehet sot nga Nju Jorku së bashku me shefin e UNMIK-ut, Joakim Rycker. Grupi negociator do të mbledhet sapo presidenti Sejdiu të arrijë në Kosovë për të diskutuar mënyrën e nxjerrjes së një rezolute në mbështetje të planit të ndërmjetësit, Marti Ahtisari. Kjo pritet të ndodhë gjatë ditës së nesërme në kuvendin e Kosovës ku edhe formalisht organi më i lartë në vend do të shprehë mbështetjen për propozimin e Marti Ahtisarit, i cili rekomandon një pavarësi të mbikqyrur për Kosovën.