1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Paketa me garancitë për vendet e Euros / Bundestagu gjerman debatoi për mandatin e Bundeswehrit në Kosovë / KS i OKB-së dhe sanksionet kundër Iranit

22 Maj 2010
https://p.dw.com/p/NUwQ

Miratohet paketa me garancitë për vendet e zonës së Euros / Bundestagu gjerman debatoi për mandatin e Bundeswehrit në Kosovë / Nga KS i OKB-së kërkohet të mos vendosë sanksione kundër Iranit

1. Mbas një seance të nxehtë, parlamenti gjerman miratoi me një shumicë të ngushtë votash paketën qindramiliardëshe me garancitë për vendet e zonës së Euros. 319 deputetë votuan për ligjin, vetëm shtatë më shumë se ç'duhej. Opozita kritikoi procedurën tepër të shpejtë të miratimit. Pakoja ka kaluar po të premten edhe dhomën e landeve, Këshillin Federal. Anila Shuka më gjerësisht.

2. Bundestagu gjerman debatoi të enjten për zgjatjen e mandatit të trupave gjermanë në kuadër të forcave paqeruajtëse në Kosovë. Përfaqësues të partive qeveritare, si dhe socialdemokratët e të gjelbrit, u shprehën për vazhdimin e misionit. Të majtët, ashtu siç edhe pritej, kërkuan tërheqjen e menjëhershme nga Kosova. Anila Shuka informon.

3. Brazili dhe Turqia e kanë paralajmëruar Këshillin e Sigurimit të OKB-së që të mos vendosë sanksione të reja kundër Iranit. Të mërkurën, përfaqësuesit e të dyja vendeve i bënë thirrje organit me 15 anëtarë që të përpiqet fillimisht për negociata të reja. Irani nga ana e tij tregohet relativisht i paimpresionuar nga katalogu i masave të detyrimit ndaj tij. Ulrih Pick informon.