1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Pa falje të borxheve nuk ka bum ekonomik

Andreas Becker / Esat Ahmeti26 Shkurt 2013

Gjermania në 1953 ishte e zhytur thellë në borxhe, pa qasje në kapital dhe e parë me mosbesim nga kreditorët. 60 vjet më parë Republikës Federale iu fal gjysma e borxhit. Ky ishte gurthemeli për bumin ekonomik.

https://p.dw.com/p/17lZg
Geldsäcke mit Euros © Marén Wischnewski #29121915
GeldsäckeFotografi: Marén Wischnewski / Fotolia

Edhe sot e kësaj dite shumë gjermanë janë krenarë për bumin ekonomik, të njohur si mrekullia ekonomike. Rritja ekonomike në periudhën e pasluftës ishte shumë e lartë, vetëm në periudhën 1953 - 1963 u dyfishua performanca ekonomike e Republikës së re Federale të Gjermanisë. Brezat e nxënësve kanë mësuar që atëherë se: Kjo u arrit ngaqë "ne jemi një popull tepër i zellshëm" nga njëra anë dhe se SHBA-ja na mbështeti financiarisht. "Por kjo është vetëm një pjesë dhe është për të të ardhur keq, që memoria historike në këtë vend pjesërisht është ndrydhur", thotë Joachim Kaiser.

Kaiser punon në erlassjahr.de, një aleancë që është e angazhuar për çlirimin e vendeve në zhvillim nga borxhet. Po të mos ishte bërë falja e borxheve gjermanët me kohë do të ishin haruar, kështu shprehet eksperti i borxheve Kaiser. Pas Luftës së II-të Botërore gjermanët ishin zhytur në mënyrë të pashpresë në borxhe të thella - ngjashëm si sot Greqia.

ARCHIV - Eine Familie macht Mitte der 60er Jahre mit ihrem Volkswagen 1200 Berlina einen Ausflug an einen See. Foto: dpa (zu dpa-Serie Wirtschaftswunder vom 17.03.2009) nur s/w +++(c) dpa - Bildfunk+++
Vitet 60-të, RFGJ përjeton bum të pashmeullt ekonomikFotografi: picture-alliance/dpa

Fillimisht Marrëveshja e Londrës për faljen e borxhit në vitin 1953 i krijoi mundësinë ekonomisë gjermane që të marrë sërish frymë lirisht, thotë historiania Ursula Rombeck-Jaschinski nga Universiteti i Shtutgartit. "Madje dikush mund të thotë se bumi ekonomik do të kishte qenë i pamundur pa një marrëveshje për faljen e borxhit."

30 miliardë marka gjermane borxh

Rreth 70 vende kishin atëherë pretendime kundrejt Republikës Federale, pjesërisht nga koha para luftës dhe pjesërisht nga koha e pasluftës. Në përgjithësi, borxhi kishte arritur në rreth 30 miliardë marka gjermane. Kursimet dhe kthimi i borxhit nuk ishte opsion për gjermanët në Perëndim. Përkundrazi: ekonomia kishte nevojë urgjente për të holla për të financuar rindërtimin dhe rritjen ekonomike.

Këtë e kishte të qartë edhe bankieri Hermann Josef Abs, i cili udhëhoqi delegacionin e Republikës Federale në negociatat në Londër. Motoja e tij: kreditorët e sotëm duhet të kthehen në financuesit dhe investitorët e nesërm.

Negociatat filluan në verën e vitit 1952, ato ishin tepër të vështira. A do të heqin dorë kreditorët nga të hollat? A mund t'u besohet gjrmanëve?" Ka pasur edhe një situatë, kur pothuajse ishte arrritur në pikën e ndërprerjes së negociatave", thotë historiania Ursula Rombeck-Jaschinski. "Gjermanët u kishin paraqitur kreditorëve të huaj një ofertë, e cila sipas mendimit të Ministrisë gjermane të Financave, ishte maksimumi i mundshëm. Por kreditorët e cilësuan ofertën si një fyerje".

Mosbesimi i kreditorëve

Gjermanëve iu desh ta përmirsonin ofertën, atëherë vazhduan negociatat. Paralelet me bisedimet e sotme midis Greqisë dhe kreditorëve të saj janë të dukshme. Edhe atëherë në Londër çështje ishte gjetja e një ekuilibri të duhur. Kreditorët donin që mundësisht ta rishihnin sërish shumicën e parave të tyre, në të njëjtën kohë Republika Federale nuk duhej të mbingarkohej ekonomikisht.

"Para të gjithave britanikët ishin atëherë të mendimit se gjermanët në të vërtetë mund t'i kthejnë të gjitha borxhet", sqaron Rombeck-Jaschinski. "Por amerikanët ishin të interesuar që Gjermanisë t'i tepronin para edhe për punë të tjera, posaçërisht për blerjen e armatimeve."

Marrëveshja, e cila u nënshkrua më në fund nga pjesëmarrësit e konferencës më 27 shkurt të vitit 1953 ishte shumë e favroshme për ekonominë e Gjermanisë Perëndimore: rreth gjysma e borxhit u fal, pjesa tjetër u shndërrua në borxh afatgjatë.

Ein VW Fox wird am Mittwoch, 19.Oktober 2005, in den Auslieferungstuermen der VW Autostadt in Wolfsburg verladen. (AP Photo/Fabian Bimmer) A Volkswagen Fox is loaded in the
Automobilët malli më i preferuar i eksporteve gjermane në tregun ndërkombëtarFotografi: picture-alliance/AP

Lindja e kombit eksportues

Përveç kësaj, marrëveshja në fjalë hodhi themelet e para për forcimin e eksportit gjerman. Kjo për faktin se Republika Federale ishte e detyruar t'i kthente borxhet vetëm në rastet kur paratë fitoheshin nëpërmjet tregtisë së jashtme. Në këtë mënyrë kreditorët kishin interes për të blerë mallra gjermane, thotë eksperti Jürgen Kaiser. Sipas tij, një skemë e ngjashme mundet ta ndihmojë tani Greqinë e mbytur në borxhe. Ky vend ka shpenzuar miliarda para krizës për tanket nga Gjermania.

Nga ana tjetër historiania Rombeck-Jaschinski thotë se problematika aktuale nuk mund të krahasohet thjesht me situatën e 60 vjetëve më parë. Megjithatë, ajo u rekomandon gjermanëve, që gjatë negociatave me Greqinë të mos harrojnë se vendi i tyre ishte dikur po kaq i pashpresë i zhytur thellë në borxhe dhe kishte nevojë për ndihmë.