Përmendore e Ai Weiwei në Berlin për refugjatët
Artisti kinez Ai Weiwei ka krijuar një përmendore në Berlin me mijëra jelekë shpëtimi në kujtim të refugjatëve të mbytur.
Berlinale: art dhe "Cinema for Peace"
Artisti kinez Ai Weiwei ka krijuar një përmendore në Berlin me mijëra jelekë shpëtimi në kujtim të refugjatëve të mbytur. Kjo vepër arti në sheshin Gendarmenmarkt është një aksion në kuadër të galasë për refugjatët sirianë me rastin e premierës së filmit "Cinema for Peace" në Festivalin e Filmit Berlinale.
Simbol për të mbyturit në arrati
Me një vinç jelekët të ndriçuar në ngjyrë portokalli u vendosën në sallën e koncerteve në Gendarmenmarkt. Ato konsiderohen si simbol për të gjithë ata refugjatë, të cilët janë mbytur në mesdhe gjatë arratisë për në Europë.
Për refugjatët në ishullin Lesbos
Qysh në janar Ai Weiwei ishte shprehur për një përmendore për refugjatët në ishullin Lesbos. "Shumë njerëz kanë humbur jetën nëpër dallgë, ne na duhet një përmendore“.
Imazhe impresionuese
Monumenti përkujtimor për refugjatët e mbytur është një vepër arti me imazhe impresionuese në kryeqytetin gjerman, një apel për fatin e njerëzve që humbasin jetën gjatë odisesë në kërkim të lirisë dhe një jete më të mirë.
Artisi kinez në Berlin
Artisti kinez është aktualisht profesor i ftuar në Universitetin e Arteve në Berlin dhe punon njëkohësisht edhe në prodhimin e një filmi për refugjatët. Këtë javë për filmin ai ka intervistuar refugjatët e prosaardhur të akomoduar në mjediset e krijuara enkas në fushën e aeroportit të mbyllur Tempelhof.