Opozita siriane hap përfaqësinë e parë diplomatike
28 Mars 2013Opozita siriane ka hapur përfaqësinë e saj të parë diplomatike. Në Emiratin e Gjirit Persik, Katar nisi nga puna ambasada e "Koalicionit Kombëtar të Sirisë". Kryetari i opozitës Ahmed Moas al-Chatib e përuroi hapjen e ambasadës në Doha së bashku me sekretarin e shtetit të Katarit për Marrëdhëniet me Jashtë, Chaled al-Attija. Ambasada zyrtare e regjimit sirian është mbyllur prej muajsh.
Ndërkohë qeveria e presidentit Baschar al Assad i kritikoi Emiratet e Bashkuara dhe Ligën Arabe, të cilat gjatë takimit të tyre në Doha i kanë dhënë vendin e Sirisë kryengritësve sirianë. "Dhënia e vendit opozitës është një shkelje flagrante e rregullave të Ligës", thuhet në një prononcim të Assad-it i publikuar nga agjensia e lajmeve Sana.
Edhe Rusia e kritikoi këtë vendim duke e quajtur veprim "ilegal" hapjen e përfaqësisë diplomatike nga opozita. "Koalicioni Kombëtar Sirian" zgjodhi ditë më parë një kryeministër për të qeverisur rajonet e kontrolluara prej kryengritësve. Si pasojë e konfliktit, që po zgjat prej më shumë se dy vjetësh në Siri, kanë humbur jetën mbi 70.000 vetë, mësohet nga të dhënat e OKB-së.