1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Westerwelle Nahostreise

24 Maj 2010

Në ditën e fundit të udhëtimit në Lindjen e Mesme ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Guido Westerwelle të dielën (23.5.) zhvilloi bisedime politike në tri vende: Egjipt, Jordani dhe Siri.

https://p.dw.com/p/NVQS
Walid Al-Moalle, ministri i Jashtëm i Sirisë (d), ministri i Jashtëm gjerman Guido Westerwelle (m) pas konferencës së shtypit në Damask
Walid Al-Moalle, ministri i Jashtëm i Sirisë (d), ministri i Jashtëm gjerman Guido Westerwelle (m) pas konferencës së shtypit në DamaskFotografi: AP

Guido Westerwelle të dielën (23.5.) u takua me presidentin e Egjiptit Husni Mubarak, me mbretin e Jordanisë König Abdullah II dhe me kreun e shtetit të Sirisë Baschar al-Assad. Egjipti, Jordania dhe Siria konsiderohen krahas Izraelit si faktorë kyç, pa të cilët nuk mund të vazhdojë procesi i paqes për

Guido Westerwelle takohet me trupat e UNIFIL-it në Liban.
Guido Westerwelle takohet me trupat e UNIFIL-it në Liban.Fotografi: picture alliance/dpa

Unë nuk dua të jem emocional, tha ministri i Jashtëm i Jordanisë Nasser Judeh - e megjithatë ai shfaqi emocione, teksa iu desh t' u përgjigjej reporterëve në një konferencë të përbashkët shtypi me kryediplomatin gjerman Guido Westerwelle. Sipas Judeh, njerëzit në Lindjen e Mesme prej shumë kohësh presin paqen: "Shumica e njerëzve këtu janë të rinj, dhe ata shohin përtej, shohin të rinjtë në pjesën tjetër të botës dhe vërejnë, se çfarë mundësishë ka atje! Ndërkohë që ata vet janë të privuar prej këtyre mundësive. Tani ka ardhur koha që të bashkohemi, të harmonizojmë përpjekjet tona, në mënyrë që në rajonin tonë të mbizotërojë paqja."

Në përpjekjet për paqen Jordania luan një rol "shumë të madh", tha ministri i Jashtëm gjerman Westerwelle. Ai falenderoi, shprehimisht, angazhimin ekujlibrues të Jordanisë, vend që përpara rreth 15 vjetësh vendosi paqen me Izraelin.

Guido Westerwelle në Egjipt.
Guido Westerwelle në Egjipt.Fotografi: picture-alliance/dpa

Izraeli dhe palestinezët tani sërish bisedojnë në nivel zyrtar së bashku, ndonëse jo në mënyrë direkte. Në këtë drejtim duhet të punohet, tha Westerwelle. "Ne ishim të një mendimi, se tani është e rëndësishme, që nga bisedimet jo direkte për paqen të rezultojnë bisedimet e drejtpërdrejta: kjo do të thotë, se duhet të krijohen kushtet, që të mund të fillojnë bisedimet direkte të paqes. Për t' ia arritur kësaj muajt e ardhshëm duhet të shfrytëzohet koha e kufizuar e bisedimeve jo direkte. Në këtë drejtim është e nevojshme që palët e konfliktit të jenë të vetëdijshme për përgjegjësinë e natyrisht duhet edhe mbështetja konstruktive e procesit nga vendet fqinjë."

Qëllimi është, siç theksoi shprehimisht ministri i Jashtëm, zgjidhja e drejtë me dy shtete si një gur themeltar për stabilizimin e rajonit në tërësi. Jordanezët duhet ta kenë dëgjuar me kënaqësi fjalën "e drejtë", sepse janë të shumtë ata që kanë frikë, se palestinezëve mund t' u serviren territore geto të papërshtatshme për të jetuar në Jordanin Perëndimor. Gjatë muajve të fundit jordanezët kanë qenë të zhgënjyer nga qëndrimi i ngurtë i qeverisë izraelite. Mbreti Abdullah i II para disa javësh tha, se marrëdhëniet me Izraelin nuk kanë qenë asnjëherë kaq keq qysh prej vendosjes së paqes. Thuajse duke u përbetuar ministri i Jashtëm Judeh të dielën (23.05) bëri thirrje për për kompromis historik: "Kushdo do të fitojë nga një zgjidhje e tillë - palestinezët, sepse ata do të kenë një shtet të pavarur dhe të aftë për mbijetesë në tokën e atdheut të tyre; sirianët dhe libanezët, sepse ata do të rimarrin territoret e pushtuara; dhe Izraeli do të fitojë, jo vetëm sepse është në rajonin tonë, por sepse ai do të bëhet një pjesë e vërtetë e rajonit tonë dhe do të ketë menjëherë marrëdhënie normale me 57 shtetet arabe dhe myslimane."

Guido Westerwelle në konferencë shtypi në Bejrut.
Guido Westerwelle në konferencë shtypi në Bejrut.Fotografi: AP

Stacioni i fundit i vizitës së Westerwelle-s në Lindjen e Mesme - Siria - ishte ndoshta edhe më i rëndësishmi. Presidenti i Sirisë, Baschar al-Assad ka lidhje të mira në të gjitha drejtimet, edhe me organizatat, me të cilat Perëndimi nuk do të bisedojë zyrtarisht, siç janë Hamasi palesitnez dhe Hisbollahu libanez. Ndër temat e bisedimeve mes Westerwelle-s dhe Baschar al-Assad-it bënte pjesë Lindja e Mesme si dhe grindja për programin bërthamor të Iranit.

Autor: Karsten Kühntopp/Vilma Filaj-Ballvora

Redaktor: Esat Ahmeti