1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Oxfam: Pasuria vrasëse e klimës

22 Shtator 2020

Sa më i pasur njerëzimi, aq më shumë e dëmton klimën në plan afatgjatë. Ky është përfundimi i një studimi të organizatës Oxfam.

https://p.dw.com/p/3iojo
Bangladesch: Auswirkungen des Klimawandels
Fotografi: Kazi Salahuddin Razu/NurPhoto/picture-alliance

Të pasurit, që përbëjnë vetëm 10% të popullsisë së botës, e kanë dëmtuar në periudhën 1990-2015 dy herë më shumë klimën përmes emetimeve të dioksidit të karbonit në atmosferë se sa pjesa e varfër e njerëzimit. Këta 10%, ose 63 milionë vetë nga rreth 7 miliardë e 860.000 banorë që numëron popullsia e botës, janë përgjegjës për 52% të emetimit të CO2.
Kështu thuhet në një raport që organizata Oxfam publikoi në prag të debatit të përgjithshëm të Asamblesë së 75-të të Përgjithshme të OKB që fillon sot (22.09.) në Nju-Jork. Raporti përqendrohet në vitet nga 1990 në 2015, gjatë së cilës emetimet e CO2 u dyfishuan në të gjithë botën.

Bangladesch I Flusserosion zerstört ganzes Dorf in Dhaka, Keraniganj
Pasojat katastrofike të krizës klimatike ndihen në shumë vende, që vuajnë p.sh. nga përmbytjet si në BangladeshFotografi: Sony Ramany/NurPhoto/picture-alliance

Më të varfrit paguajnë çmimin

Pasojat katastrofike të krizës klimatike tashmë ndihen në shumë vende. "Përgjegjëse për këtë është një politikë që përqendrohet në stimulimin e konsumit, premton rritje të vazhdueshme dhe e ndan ekonomikisht botën në fitues dhe humbës," tha Ellen Ehmke, eksperte për pabarazinë sociale pranë Oxfam Gjermani. "Më të varfrit paguajnë çmimin për konsumin e tepruar të një pakice të pasur."

Në Gjermani, sipas Oxfamit, 8.3 milion vetë, ose dhjetë përqind e popullsisë që janë më të pasurit janë përgjegjës për 26 përqind të emetimeve gjermane të CO2 në periudhën e shqyrtuar. Kurse 41.5 milion vetë, që janë pjesa e varfër dhe dërmuese e popullsisë gjermane, konsumoi pak më shumë se 29 përqind.
Oxfam bëri thirrje që të pasurit të ulin konsumin e tyre të CO2, të investojnë më shumë në infrastrukturën publike dhe ta ristrukturojnë ekonominë në mënyrë që të mos dëmtojë klimën.

Kohlekraftwerk | CO 2-Zeichen
Fotografi: picture-alliance/dpa/B. Roessler

Shkatar kryesor që dëmton luftën kundër ndryshimit të klimës është trafiku, veçanërisht trafiku ajror. Oxfam-i kritikon veçanërisht përdorimin e makinave fuoristrada nëpër qytete, të cilat janë shkaktarët e dytë më të mëdhej të dëmtimeve klimatike në periudhën midis viteve 2010 dhe 2018. 
"Ne duhet t'i zgjidhim bashkarisht krizën e klimës dhe të pabarazisë sociale", tha Ehmke. Konsumi i tepërt i CO2 nga më të pasurit bie në kurriz të të gjithëve dhe duhet të kufizohet. "Taksat më të larta për makinat fuoristrada që dëmtojnë klimën dhe kufizimi i fluturimeve të shpeshta do të ishin një hap i parë." - tha ekspertja.

Deutschland Berlin Symbolbild SUV
Makinat fuoristrada në qytete janë shkaktarët e dytë më të mëdhej të dëmtimeve klimatikeFotografi: Imago Images/S. Zeitz