1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

OSBE kërkon heqjen e gjendjes së jashtëzakonshme në Gjeorgji

12 Nëntor 2007
https://p.dw.com/p/CAQJ

Organizata për Bashkëpunim dhe Siguri në Evropë, OSBE, ka kërkuar heqjen e menjëhershme të gjendjes së jashtëzakonshme në Republikën kaukaziane, Gjeorgji. "Përveç kësaj, duhet të rikthehet liria e mediave dhe të arrihen kushtet paraprake për një proces demokratik", tha i dërguari i posaçëm Josep Borreli, në përfundim të vizitës së tij dy ditore në kryeqytetin gjeorgjian,Tbilis. Në të njëjtën kohë, ai përshëndeti vendimin e presidentit Michail Saakashvili për zhvillimin e zgjedhjeve presidenciale në fillim të janarit. Të mërkurën e kaluar presidenti Saakashvili shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në vend, pas protestave disa ditore të zhvilluara kundër qeverisë.