1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

OSBE kritikon si jodemokratike zgjedhjet parlamentare në Bjellorusi

Hermann Krause30 Shtator 2008

Sipas të dhënave zyrtare opozita nuk ka arritur të fitojë asnjë vend në zgjedhjet parlamentare në Bjellorusi. Organizata për Siguri e Bashkëpunim kritikoi të hënën parregullësitë e mëdha gjatë numërimit të votave

https://p.dw.com/p/FRUE
President i Bjellorusisë Aleksander LukashenkoFotografi: picture alliance / dpa

As një të vetmin mandat nuk arriti të sigurojö opozita në Bjellorusi. Edhe në parlamentin e ri do të ulen vetëm deputetë, të cilët i qëndruan besnik presidentit Aleksander Llukashenko. Drejtuesja e Komisionit Zgjedhor bjellorus mendon se njerëzit vendosën të votojnë për Llukashenkon për të mënjanuar çdo rrezik të mundshëm.  


"Të gjithë kandidatët për deputetö tö parlamentit kishin kushte tö njëjta. Ne kësaj rradhe kishim lejuar njö numör më të madh të kandidatëve të opozitës".


Por fakti që asnjëri prej tyre nuk arriti të marrë votat e mjaftueshme për t´u futur në parlmanet shkaktoi kritika të ashpra tek vëzhguesit e OSBE-së. Presidenti Llukashenko kishte lejuar që 500 vëzhgues të OSBE-së të monitorojnë procesin zgjedhor, por u kishte ndaluar atyre të jenë të pranishëm gjatë numërimit të votave. Andaj në një deklaratë të zyrës së OSBE-së, e cila u publikua dje pasdite në Minsk thuhet se zgjedhjet nuk janë zhvilluar në përputhje me standardet demokratike. Përkundër përparimeve të vogla zgjedhjet nuk përmbushnin standardet demokratike të OSBE-së.


"Njëkohësisht unë jam plot shpresë dhe i zhgënjyer. Plot shpresë për shkak se kur erdhëm këtu dukej sikur kishte një erë të re në procesin zgjedhor. I zhgënjyer për shkak se nuk pamë zgjedhjen e një problemi, që ekzsiton për një kohë të gjatë: jo transparencën gjatë numërimit të votave".


Kështu u shpreh drejtuesi i misionit OSBE-ODIHR-it, diplomati gjerman Geert Ahrens.


Qëndrimit të distancuar të OSBE-së qeveria bjelloruse i kundërvihet përshembull me vlerësimin pozitiv të kryetarit të Komisionit Zgjedhor rus Vladimir Tschurov, i cili po ashtu ishte si vëzhgues në Minsk:


"Çdo vend sovran demokratik ka të drejtën të mbaj zgjedhjet e veta. Këto zgjedhje nxjerrin në pah korrektösisht vullnetin e popullit bjellorus".


Nga ana tjetör dëshmitarë të pavarur konfirmojnë se disa ditë para zgjedhjeve nënpunësit dhe studentët kanë qenë të detyruar të hedhin votëne tyre, natyrisht për Llukashenkon, përndryshe do të humbisnin vendin e tyre të punës apo të studimeve.


Olga Kosulina nga opozita demokratike mendon:


"Ne e kemi pritur një gjë të tillë. Dihet se tek ne zgjedhjet fallsifikohen dhe fletëvotimet thjesht ndërrohen", sqaron Ollga.