1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Orbani flet për "idiotët e dobishëm" në PE

4 Mars 2019

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban akuzon rëndë kritikët e tij në PPE. Ai i quan ata "idiotë" dhe paralajmëron vazhdimin e politikës së tij të deritanishme.

https://p.dw.com/p/3ENaG
Ungarn, Budapest: Viktor Orban
Fotografi: Getty Images/AFP/A. Kisbenedek

"Idiotë të dobishëm" janë majtistët, kritikët e tij në Partitë Popullore Evropiane (PPE), theksoi kryeministri i Hungarisë, Viktor Orbán, në një intervistë për gazetën gjermane "Welt am Sonntag". "Përderisa ata besojnë se po bëjnë një luftë shpirtërore, në fakt po u shërbejnë interesave të të tjerëve, kundërshtarëve tanë."

Udhëheqësit e partive kryesore kristiandemokrate dhe konservatore kanë kërkuar këtë javë që partia e Orbanit, Fidesz të përjashtohet nga gjiri i familjes së Partive Popullore Evropiane. Edhe kandidati kryesor i PPE në zgjedhjet për Parlamentin Evropian, të cilat zhvillohen në maj, politikani gjerman Manfred Weber, ka mbështetur këtë mundësi.

Raportet e vështira

Orbani pranon se aktualisht kemi një "thyerje" në raportet gjermano-hungareze. Kjo ka ndodhur "për shkak të dallimeve në çështjen e migracionit". Hungaria insiston që "kombet të kenë të drejtën të mbrohen; Gjermania ka një filozofi tjetër", pohon kryeministri djathtist hungarez. Orban mendon se kriza me refugjatët nuk ka përfunduar. "Të gjitha ato që kemi përjetuar në vitin 2015, do të përsëriten edhe më fuqishëm", pohon Organ. Në vendet arabe dhe vendet me popullatë me ngjyrë në Afrikë po vazhdon të shtohet numri i banorëve. Së shpejti atje nuk do të ketë ushqime të mjaftueshme për të gjithë. Hungaria megjithatë është e vendosur që të mbrojë kufijtë ve vet.

Orban në këtë kontest flet për një rregull të ri në politikën e migrimeve. Vendet duhet që këtë "çështje t'ia marrin nga dora Komisionit Evropian". "Kërkohen metoda, me të cilat mund të jetojmë së bashku, megjithë dallimet që kemi".

Fushata e re

Ungarn Plakatwand mit George Soros und Jean-Claude Juncker
Fotografi: picture-alliance/ANE

Fushata e tij kontestuese për këto zgjedhje dhe pankartat kundër komisionerit të BE Jean-Claude Juncker, sipas Orbanit, do të përfundojnë nga mesi i marsit. Por njëkohësisht do të fillojë një fushatë tjetër. "Në fazën e re të fushatës elektorale në pankarta do të jetë - zoti Timmermans", theksoi Orban. Socialdemokrati Frans Timmermans është zëvendëspresident i Komisionit Evropian të BE, i ngarkuar për çështjet e drejtësisë. Në shtatorin e vitit të kaluar Parlamenti Evropian ka nisur një procedurë kundër Hungarisë, për shkak të shkeljes së vlerave elementare evropiane.

 

 

bc/wa/nob (afp, kna, dpa)