1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Opozita në Gjeorgji proteston kundër presidentit Saakaschwili

2 Nëntor 2007
https://p.dw.com/p/C0Ds

Mijëra ithtarë të opozitës kanë protestuar në Gjeorgji kundër presidentit, Michail Saakaschvili. Mijëra njerëz të ardhur nga i gjithë vendi u grumbulluan para parlamentit në kryeqytetin Tiflis duke kërkuar zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe presidenciale në fillim të vitit 2008. Në tubimin kryesor që do të mbahet sot pritet të marrin pjesë rreth 100 mijë pjesëmarrës. Një pjesë e madhe e popullsisë gjeorgjiane është e pakënaqur, sepse shpresat për një jetë më të mirë janë shuar.Presidenti Saakaschvilli është për një kurs politik pro perëndimor, por situata ekonomike në vend ka sjellë varfëri të madhe në popull.