Opinion: Pasardhësi i Abe-së, Suga, duhet ta dëshmojë veten
16 Shtator 2020Megjithëse kaloi tetë vjet si shef i kabinetit të Shinzo Abe, Yoshihide Suga ishte një zgjedhje që nuk pritej për të pasuar shefin e tij të vjetër si kryeministër dhe udhëheqës të Partisë Liberal Demokratike - veçanërisht me mbështetjen e një shumice të qartë të anëtarëve të LDP. Suga nuk është veçanërisht i njohur në Japoni, ai nuk i përket ndonjë dinastie politike dhe as nuk kishte ndonjë ndikim në LDP, e cila ka dominuar politikën e brendshme për 65 vjet. Suga ia detyron zgjedhjen e tij si udhëheqës të partisë dhe kryeministër një koalicioni prapa skenave, që e paraqiti atë si kandidatin e vazhdimësisë dhe stabilitetit.
Mbështetësit e Sugas kishin gjithashtu disa qëllime të tyre në mendje, kur e mbështetën atë: Sekretari i Përgjithshëm i LDP-së Toshihiro Nikai dhe Ministri japonez i Financave Taro Aso donin të mbanin postet e tyre, dhe Abe-ja donte të siguronte që rivali i tij brenda partisë, Shigeru Ishiba, të mos bëhej udhëheqësi i LDP-së. (Abe, i cili papritmas njoftoi dorëheqjen në gusht, ndoshta kishte llogaritur gjithashtu që, me aleatin e tij më të ngushtë në krye të qeverisë, gjyqësori mund të frenohet në hetimin e raporteve të korrupsionit gjatë administratës së tij.)
Administrata e re duket tashmë bajat dhe jo dinamik - jo më pak për shkak të 71-vjeçarit në krye, i cili e mban postin falë mbështetjes së Abe-së, Aso-së, Nikait dhe mbështetësve të tyre. Prandaj Suga duhet të ketë guximin ta fryjë mykun paralizues dhe të thërrasë zgjedhje të reja të parakohshme për këtë vjeshtë. Ngecja aktuale për shkak të infektimeve me COVID-19 është një mundësi e mirë.
Hedhja dëm e shumë viteve të vlefshme nën Abe-në
Ekziston dyshimi i fortë që Suga ka karizmën e nevojshme për punën e tij të re. Suga ka nevojë për një fitore të qartë në zgjedhje për të kaluar nga kukulla në drejtues të kukullave. Vetëm atëherë mund të dalë ai nga hija e ish shefit të tij dhe të shpëtojë nga roli i kryeministrit në tranzicion. Përndryshe, sa herë që do të pengohet, ai mund të presë që peshat e rënda të partisë të nxjerrin thikat e tyre.
Suga ka hartuar një program financiar bindës që përfshin vazhdimin e Abenomics. Programi ka gjëra me vlerë: shtyllat e politikës së lirë monetare, politika fiskale e zhdërvjellët dhe strategjitë për rritjet janë instrumente aktuale të menaxhimit ekonomik. Pasi u mor me recesionin e shkaktuar nga pandemia, ai ka përcaktuar qëllimet e digjitalizimit të administratës, ringjallërimin e zonave rurale dhe ngritjen e sistemeve sociale. Çështjet strukturore, që kanë kaluar pa u adresuar për shumë kohë më në fund do të trajtohen.
Skicimi i kursit të tij
Abeja preferponte projektet nacionaliste, të tilla si siguria e centralizuar dhe ndryshimi i kushtetutës për të lejuar angazhimin ushtarak jashtë vendit. Ai humbi tetë vjet me vlerë për këto projekte dhe shmangu çështjet kryesore për të mos zhgënjyer votuesit. Ai u përqendrua në ekonomi me idenë që financat e forta do ta lejonin atë të ndiqte qëllime të tjera politike.
Suga e sheh politikën ekonomike, e cila ka një efekt të drejtpërdrejtë tek qytetarët, si të vetën. Sidoqoftë, një shef i shkëlqyeshëm i kabinetit nuk është automatikisht një kryeministër i aftë. Një aparat administrativ mund të menaxhohet me grusht të hekurt; balancimi i interesave të pushtetit kërkon aftësi diplomatike dhe takt politik. Suga duhet të marrë parasysh edhe votuesit.
Për shkak të mungesës së përvojës ndërkombëtare, Sugan fillimisht mund ta perceptojnë si të dobët në skenën ndërkombëtare. Veprimet e tij nuk ka të ngjarë t'i japin atij shumë pikë në Japoni, ku pandemia e koronavirusit kërcënon ta sabotojë. Me më shumë se 1400 vdekje deri tani, qeveria Abe, të cilën ai e ka përfaqësuar si zëdhënës, nuk rezultoi kompetente. Po të mos e ketë mendjen, Suga nuk e shikon, ai do ta shohë veten jashtë funksionit më të lartë më shpejt se sa erdhi në të.