1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Olmert shpreson se me palestinezët do të fillojnë negociata serioze

25 Nëntor 2007
https://p.dw.com/p/CStC
Kryeministri izraelit Ehud Olmert dhe ministrja e jashtme Zipi lIvni kanë udhëtuar për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku do të marrin pjesë në konferencën për Lindjen e Mesme. Para fluturimit Olmert shfaqi shpresën se konsultimet që të martën fillojnë në shtetin federal amerikan Merilend do të jenë pikënisje për negociata serioze për të gjitha çështjet e hapura mes Izraelit dhe palestinezëve. Qëllim i fundit janë dy shtete për dy popujë.