OKB ofron mbështetje për Maqedoninë nëse është e nevojshme
1 Tetor 2018Reklamë
Sekretari i Përgjithshëm i OKB, Antonio Guterres, është njoftuar për rezultatin e referendumit në ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë, që u mbajt më 30 shtator. Zyra e shtypit nxorri të hënën (01.10) një deklaratë, në të cilën theksohet fakti, se shumica e votuesve që votuan ia dhanë votën Marrëveshjes së Prespës. Sekretari i Përgjithshëm i bën thirrje të gjitha forcave politike të vendit të procedojnë për zbatimin e saj nëpërmjet institucioneve të vendit.
Sekretari i Përgjithshëm rithekson angazhimin e Kombeve të Bashkuara për të dhënë, nëse është e nevojshme, të gjithë mbështetjen e duhur, si nëpërmjet të dërguarit të posaçëm ashtu edhe me agjencitë, programet dhe fondet e OKB.