1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

OECD: Gjermania vendi me taksa ndër më të lartat

10 Maj 2023

Gjermania bën pjesë ndër vendet me taksa nga më të lartat krahasuar me vendet e tjetra të industrializuara të botës.

https://p.dw.com/p/4R73S
Fotografi: Monika Skolimowska/dpa/picture alliance

Gjermania renditet e dyta në radhën e vendeve të industrializuara, ku njerëzve u duhet të paguajnë ndër taksat dhe detyrimet më të larta. Ky është rezultati i një studimi krahasues të ndërmarrë nga Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD).

"Sipas një krahasimi ndërkombëtar të ardhurat e ulëta dhe të mesme në Gjermani u nënshtrohen taksave dhe detyrimeve relativisht të larta," tha kreu i degës së OECD-së në Berlin, Nicola Brandt, për agjencinë e lajmeve Reuters.

OECD: Gjermania vendi me taksa nga më të lartat
OECD: Gjermania vendi me taksa nga më të lartat Fotografi: Micha Korb/picture alliance/dpa

Sipas Brandt kjo vjen kryesisht për faktin se sistemet e sigurimeve shoqërore financohen kryesisht nga kontributet për sigurimet shoqërore. Megjithatë taksat relativisht të larta kompensohen disi më pas nga përfitimet e drejtpërdrejta siç janë të drejtat e pensionit, sigurimet shëndetësore dhe sigurimi në rast papunësie.

Sipas Brandt-it sigurime të tilla nuk ka në të gjitha vendet e OECD-së.

Logoja e Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD)
Logoja e Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD)