1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

OCDE kritikon kulturën e arsimimit në Gjermani

Heiner Kiesel10 Shtator 2014

Në Gjermani ata, që vijnë nga familje të paarsimuara, kanë më pak diploma universitare se sa në vendet fqinje evropiane. Një mbetje pas me pasoja serioze, paralajmëron raporti i ri për arsimin.

https://p.dw.com/p/1D9cV
Fotografi: Fotolia/WavebreakmediaMicro

Ata flasin për të njëjtin raport. Por ndërsa Heino von Meyer, drejtues i qendrës së OECD në Berlin e komunikon raportin aktual të organizatës për bashkëpunimin ekonomik mbi arsimin si paralajmërim për politikën gjermane, ministrja gjermane e Arsimit, Johanna Wanka (CDU), gëzohet për shifrat e prezantuara. Ai sheh se si gjermanët në krahasim ndërkombëtar mbeten gjithnjë e më shumë prapa. Ajo sheh zhvillime pozitive. Me një vështrim anash nga përfaqësuesi i OECD-së ministrja Wanka thotë: "Nuk mund t'i besosh asnjë statisktike, të cilën nuk e ke interpretuar vetë." Sipas ministres Gjermania ka arritur shumë një dhjetëvjeäarin e fundit. "Pjesëmarrja në arsim është mbi mesataren: Që nga arsimi parashkollor deri tek ai pasuniversitar, ndërsa tek ata që nisin studimet kemi arritur nivelin 50 përqind.."

Por edhe von Meyer i beson më mirë interpretimit të tij të studimit, që krahason nivelin arsimor të Gjermanisë me atë të 33 vendeve të tjera anëtare të OECD-së në pesë kontinente. Studimi me titull "Arsimimi me një vështrim në 2014" numëron në 750 faqe 30 tregues, që nga koha, që nxënësit kalojnë në klasë, deri te pjesa e prodhimit të brendshëm bruto për arsimin. Sigurisht Gjermania ka shifra pozitive, mendon funksionari i OECD-së, por vendet e tjera nuk flenë. "Ata bëhen shpejt gjithnjë e më mirë se Gjermania". Studimi konstaton se që prej një brezi numri i personave me arsim të lartë rritet pak në Gjermani. “Nuk duhet të flemë mbi dafinat e asaj që është arritur“, kërkon von Meyer.

Heino von Meyer drejton zyrën e OECD-së në Berlin
Heino von Meyer drejton zyrën e OECD-së në BerlinFotografi: picture-alliance/dpa/ S.Pilick

Sa më i arsimuar, aq më shumë para

Me nivel të ulët arsimor shtohen rreziqet. Sepse një arsimim i mirë sipas OECD është mbrojtja më e mirë nga papunësia. Gati 13 përqind e njerëzve me kualifikim të ulët në Gjermani janë pa punë, por vetëm 5,3 përqind e atyre me maturë. Ndërsa tek ata që kanë arsim të lartë kuota e papunësisë është 2,4 përqind. Edhe pagat rriten me arsimin. Akademiket në Gjermani sipas studimit ndodhen 74 përqind mbi ata me arsim të mesëm. Kjo tendencë, kritikojnë ekspertët e OECD, është thelluar shumë në dhjetëvejçarët e fundit. Në vështrim ndërkombëtar pagat midis grupeve të sipërpërmendura nuk kanë një dallim kaq të madh, por sidoqoftë ata janë rreth 59% larg njëra tjetrës

Raporti i OECD arrin në përfundimin, se në Gjermani është më e vështirë se në shumicën e vendeve të tjera, që të ngjitesh mbi nivelin arsimor të prindërve. Vetëm 24% janë më të arsimuar dhe prindërit dhe 18% mbeten poshtë nivelit të tyre. Tek të rinjtë madje vetëm 19% ua kalojnë prindërve të tyre dhe 24% janë nën nivein e tyre arsimor. Sidomos pasardhësit e atyre me nivel jo të lartë arsimor i shkaktojnë shqetësim OECD. Në krahasim me vendet e tjera në Gjermani ata arrijnë shumë më rrallë që të studjojnë. "Shanset e një akademiku janë dyfish më të larta“, konstaton von Meyer dhe kritikon politikën se nuk e ka mbajtur premtimin "Ngjitje përmes arsimimit".

Ministrja e Arsimit Johanna Wanka sheh një zhvillim pozitiv
Ministrja e Arsimit Johanna Wanka sheh një zhvillim pozitivFotografi: DW/H. Kiesel

Ministrja mbetet optimiste

Ministrja e Arsimit Wanka nuk do që të bashkohet me këtë vlerësim. "Për ato fëmijë, për ato të ri, rëndësi ka që të zgjedhin rrugën e duhur, pavarësisht se äfarë statusi kanë prindërit", thotë ajo në bisedë me Deutsche Wellen. Asaj nuk i pëlqen që studimi i OECD e paraqet aq negativisht faktin, kur të rinjtë nuk e arrijnë nivelin arsimor të prindërve të tyre." Qëllimi nuk është të ruhet statusi. Përse duhet të jetë rënie, kur e bija e një dentisti vendos të punojë në një dyqan optike?", pyet ajo veten. Gjermania ka një të ardhme të vështirë demografike. Politikanja e CDU-së tregon spektrin e mundësive për të hyrë në sistemin arsimor. "Tani nuk duhet të kesh patjetër maturën, për të studjuar, kjo është e rregulluar më së miri me ligj. Në të ardhmen kjo duhet të vihet në jetë në atë mënyrë, që sa më shumë të mund të përfitojnë.“