Nënë Tereza: shenjtërim në më pak se 20 vjet
Nënë Tereza, murgesha e urdhërit indian me origjinë shqiptare dhe "engjëlli i të varfërve", do të shpallet sivjet shenjtore, kur ende s'kanë kaluar as 20 vjet nga vdekja e saj më 1997.
Katolikja shqiptare në Perandorinë Osmane
Qëkurse ishte fëmijë Anjezë Gonxhe Bojaxhiu (djathtas) ndihej e tërhequr prej besimit dhe iu përkushtua atij gjatë gjithë jetës. Ajo lindi më 26 gusht 1910 në një familje katolike shqiptare në Perandorinë Osmane. Kostumin tradinicional të popullit të saj si në këtë fotografi ajo e ndërroi në moshën 18 vjeçare me uniformën e bashkësisë së urdhërit të Murgeshave Loreto.
Një jetë për të varfërit dhe të sëmurët
Shumë shpejt Nënë Tereza u dërgua mësuese në një shkollë të drejtuar nga murgeshat irlandeze të urdhërit në Kalkuta të Indisë. Atje ajo punoi 17 vjet dhe në fund ishte drejtore. Karierën në arsim ajo e mbylli në vitin 1946, sepse e ndjeu thirrjen e Jezusit që t'i përkushtohej dhe t'u ndihmonte të sëmurëve, të varfërve ndër më të varfërit dhe fëmijëve të braktisur në lagjet e varfëra të Kalkutës.
Misionaret e dashurisë për tjetrin
Me bashkësinë e urdhërit "Misionaret e dashurisë për tjetrin" të themeluar prej saj Nënë Tereza këtej e tutje iu përkushtua kujdesit shpirtëror dhe mbështetjes për njerëzt, që jetonin në mjerim në atdheun, ku ajo vendosi të jetojë. Veçanërisht ajo kishte për zemër të sëmurët leprozë dhe fëmijët e sëmurë dhe me deformime.
Vlerësim dhe kritikë
Në vitin 1979 Nënë Tereza u vlerësua me Çmimin Nobel të Paqes, një ndër vlerësimet ndërkombëtare për angazhimin e saj humanitar. Por për Nënë Terëzën në plan të parë qendronte angazhimi fetar. Kritikët e akuzojnë atë, se përmes kujdesit për shërimin shpirtëror të të varfërve dhe të sëmurëve ajo linte pasdore trajtimin mjekësor.
Katolikja indiane
Nënë Tereza ndërroi jetë më 5 shtator 1997, më 13 shtator asaj iu bë një ceremoni shtetërore e përmortshme dhe u varros në manastirin e ndërtuar prej saj. Ndërtesa në sfond është Queen-Victoria-Building në Kalkutë. Nënë Tereza qysh në vitin 1947, pak pas pavarësisë së Indisë mori nënshtetësinë indiane. Ajo asokohe e fliste rrjedhshëm gjuhën bengali.
Mbështetje papnore
Papa Gjona Pali i II ishte një ndër admiruesit e mëdhenj të Nënë Terezës (në fotografi gajtë një pritjeje private në vitin 1992). Papa mbështeti pas vdekjes së saj në vitin 1997 procesin më të shkurtër të Kohës së Re për lumturimin e saj dhe dy vjet më vonë nisi procesi i shenjtërimit të Nënë Terezës, që përfundoi në vjeshtë 2003.
Vlerësim i pandërprerë
Tek shumë katolikë dhe veçanërisht ndër "Misionaret e Dashurisë për tjetrin" është i pashtershëm vlerësimi për Nënë Terezën. Sipas të dhënave të Vatikanit rreth 53000 murgesha punojnë në mbi 130 vende. Urdhëri ka 762 godina, ndër to azile për njerëzit në prag të vdekjes, të sëmurë me leprozë apo SIDA, të pastrehë dhe fëmijë. Më shumë se 400 anëtarë numëron dega me meshkuj e këtij urdhëri.