1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Prezantohet kabineti qeveritar "Rama 2"

28 Gusht 2017

Një ditë pasi zyrtarizoi emrat e kandidatëve për ministra, kryeministri Edi Rama do të zhvillojë sot takimin e parë me kabinetin e tij të ri. Mbledhja do të mbahet në Vlorë.

https://p.dw.com/p/2ixez
Edi Rama
Fotografi: Getty Images/AFP/D. Dilkoff

Kabineti i ri qeveritar i kryeministrit Edi Rama zhvillon sot pasdite në Vlorë takimin e parë, ku do të bisedohet për vizionin e qeverisë "Rama 2", në katërvjeçarin e ardhshëm. Qeveria e ardhshme do të ketë rreth 25 % më pak ministri, krahasuar me mandatin e kaluar.

Kryeminsitri Edi Rama e ka paraqitur dje ( 27.08.2017), në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të Partisë Socialiste, përbërjen e qeverisë së re -  Rama 2. Kjo përbërje duhet të miratohet në Parlament, në shtator.

Qeveria do të ketë 11 poste ministrore, nga 20 sa kishte në mandatin e parë. Kryeministri Rama tha se qeveria e re do të jetë "më e vogël, por më bashkëpunuese". Me këtë qeveri Rama synon të ngrejë rritjen ekonomike nga 3.8 % në 5%  brenda katër viteve të mandatit të dytë.

Albanien Außenminister Ditmir Bushati in Tirana
Ditmir BushatiFotografi: G. Shkullaku/AFP/Getty Images

 

Bashkimi i ministrive

Në qeverinë e re është bashkuar në një Ministria e Financeve me atë të Ekonomisë si dhe Ministria e Energjitikë dhe ajo e e Transportit dhe Infrastrukturës. Por është vendosur që të krijohet një ministri e re - ajo e Diasporë, që ka për qëllim forcimin e bashkëpunimit dhe shtimin e investimeve të diaspores ne Shqipëri. Kryeministri Rama ka vendosur që në kabinet të mbajë 7 ministra të deritanishëm, por në pozicione të reja. Kurse katër ministra janë emërime të reja. Kryeministri Rama ka bërë përpjekje që të ruajë edhe barazinë gjinore, duke emëruar numër të barabartë ministrash burra dhe gra.
 

Bushati mbetet ministër i Jashtëm

Kabineti i ri qeveritar do të kryesohet nga Edi Rama, ndërsa zv/kryeministre e tij do të jetë Senida Mesi. Një ndër postet e debatuara ka qenë edhe ai i ministrit të Jashtëm, ku janë përfolur si kandidatë madje edhe persona nga Kosova. Por Rama vendosi që këtë post t'ia besojë sërish Ditmir Bushatit. Minsitritë e tjera do t'i  udhëheqin:

Ministër për Diasporën, Pandeli Majko

Ministrja e Shtetit për mbrojtjen e sipërmarrjes Sonila Qato

Ministër i Brendshëm, Fatmir Xhafaj

Ministre e Mbrojtjes, Olta Xhaçka

Ministre e Drejtësisë, Etilda Gjoni

Ministre e Kulturës, Mirela Kumbaro

Albanien Frühjahrstagung der NATO in Tirana
Majko (në mes) do të drejtojë ministrinë e DiasporësFotografi: picture-alliance/dpa

Ministër i Financave, Ekonomisë dhe Punës Arben Ahmetaj

Ministre e Arsimit, Sporteve dhe Rinisë, Lindita Nikolla

Ministre e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu

Ministër i Energjisë dhe Infrastrukturës, Damian Gjiknuri

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Niko Peleshi

Ministria e  Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi.

PS fituese e zgjedhjeve

PS e ka fituar mandatin e dytë të qeverisjes pas fitores së thellë në zgjedhjet parlamentare të mbajtur në qershor. Ajo ka fituar 74 mandate, në një parlament prej 140 deputetësh. Vendin e dytë zuri Partia Demokratike me 43 deputetë, ndërsa Lëvizja Scialiste për Integrim, që ishte në koalicion me PS në mandatin 2013-2017, ka fituar 19 deputetë. 

Prioritet kryesore të qeverisë së re të kryeministrit Edi Rama, siç tha ai, do të jenë çrrënjosja e korrupsionit, lufta kundër drogës, hapja e vendeve të reja të punës dhe ulja e papunësisë. Ndërsa PD kumtoi se në qeverinë e re është "kthyer në pushtet ish-elita komuniste". Kabineti i ri qeveritar duhet të votohet në Parlament në fillim të shtatorit.