1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Në KS të OKB debatohet për Kosovën

23 Qershor 2007
https://p.dw.com/p/Azce


Njujork: Në selinë e OKB janë zhvilluar konsultime të reja të shteteve anëtare të Këshillit të Sigurimit, lidhur me ardhmërinë e Kosovës. Rusia sërish ka kundërshtuar automatizmin e parashikuar në projektrezolutë, për shpalljen e pavarësisë së Kosovës, në rast dështimi brenda katër muajsh të negociatave shqiptaro - serbe. Ambasadori rus Vitalij Çurkin tha se nuk e beson që do të ketë negociata të sinqerta, në qoftë se parashikohet zbatimi automatik i planit të Marti Ahtisarit. Kryesusesi i radhës i KS, ambasadori belg Johan Verbeke kritikoi Rusinë për mosangazhim. Ai tha se nuk është fjala për automatizëm, sepse pas katër muajsh do shqyrëtohet ecuria e bisedimeve. Në qoftë se ato dështojnë do ta zbatohet plani i Ahtisarit, tha Verbeke. Përfaqësuesi amerikan Alehandro Volf i bëri thirrje Rusisë për bashkëpunim konstruktiv. Ai tha se ka ardhur koha që KS të përmbyll kapitullin e fundit të shkatrrimit të Jugosllavisë. Ndërsa sekretari i përgjithëshëm i OKB Ban Ki Mun ka bërë thirrje për zgjidhje sa më të shpejtë të statusit të Kosovës. Ndërsa autoritetet e Prishtinës thonë se paketa e Ahtisarit është e panegociueshme.