1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Serbia gati për mbylljen e kufirit

Nemanja Rujevic13 Shkurt 2016

Kancelarja Merkel e ka të vështirë t'i bindë vendet evropiane për një zgjidhje të përbashkët për krizën e refugjatëve. Kurse Serbia kandidat i BE-së po tregohet pragmatike.

https://p.dw.com/p/1HukL
Fotografi: picture-alliance/dpa/D. Savic

Mbyllja e kufirit apo telat me gjemba nuk shtrohen fare për diskutim, përsëriste për muaj me radhë kryeministri serb Aleksandar Vuçiq. "Ne nuk i mbyllim kufijtë, edhe në qoftë se bie shi prej hekuri": me këtë shprehje serbe ai theksoi vendosmërinë e tij. Vetëm pas disa muajsh njeriu i fortë i Beogradit u shpreh i zhgënjyer nga shumica e vendeve të BE-së, sidomos nga fqinji verior Hungaria, që ngriti një gardh kufitar. Ai kujtoi detyrimin moral të Evropës dhe mikpritjen serbe. Edhe pse vendi i tij nuk është anëtar i BE, ai Serbia do të marrë pjesë në një zgjidhjen evropiane të kuotave. Vuçiqi shkoi madje personalisht që të takohej me refugjatët që kishin zbarkuar me mijëra tek Stacioni Qendror në Beogradit - dhe i botoi fotografitë në Twitter:

Por tani që në perëndim po ngrihen gardhe kufitare dhe janë rifutur kontrollet kufitare dhe kur edhe kancelarja gjermane Merkel do që ta ulë ndjeshëm numrin e refugjatëve që vijnë në Gjermani, edhe Vuçiqi po sprapset. Ai tha sërish se vendi i tij nuk do të ngrejë gardhe, por do të dijë t'i mbrojë kufijtë. Sepse Serbia nuk do të bëhet një "hotspot" për refugjatët. "Në rast se evropianët do të na thonë të mbyllim kufijzë, atëhere do t'i mbyllim" - tha ai në një intervistë me BBC-në.

Mazedonisch-griechische Grenze Kinder auf der Balkanroute
Fotografi: DW/N. Rujević

Kthesë në politikën serbe për refugjatët

Analisti i njohur serb Milan Nikoliq ka mirëkuptim për këtë ndryshim në politikën ndaj refugjatëve. "Do të ishte fëminore dhe qesharake të kërkosh qëndrueshmëri absolute. Edhe parimet morale mund të ndryshojë për shkak se nuk është e njëjta, si të marrësh pesë mijë dhe si të marrësh pesë milionë refugjatë - sa presin përkatësisht vendet fqinje me Sirinë", tha Nikoliq në bisedë me DW. Për më tepër, Serbia është e varur praktikisht nga vendet e tjera fqinjë "për shkak se Serbia është e rrethuar, në veriperëndim kufijë po mbyllen, në jug kjo punë po fillon gjithashtu. Megjithatë, Serbia nuk ka nevojë për të ngritur mure - se këtë do ta bëjnë të tjerët", theksoi ai, duke iu referuar fqinjit jugor të Maqedonisë, që po ngre një gardh në zonën kritike të kufirit të saj jugor.

Nga ana tjetër kryeministri serb Vuçiqi mendohet se do të ndjekë shembullin e Gjermanisë. Agjencia gjermane e lajmeve (dpa) e quajti atë kohët e fundit "tifozin më të madh të Merkelit". "Kur është fjala për politikën ekonomike apo reforma, Angela Merkel citohet shpesh si autoriteti më të lartë dhe pa të meta," thotë Marko Preleviq, redaktor i javores së Beogradit Nedeljnik. "Kjo është arsyeja pse unë jam i bindur se Beogradi do të ndjekë verbërisht Berlin në çështjen e refugjatëve sipas motos: nëse kancelarja Merkel bën diçka, atëherë kjo duhet të jetë e mirë."

Aleksandar Vucic Angela Merkel Syrienkonferenz London Großbritannien
Fotografi: picture-alliance/dpa/M.Kappeler

Mirënjohje nga BE-ja

Ish-radikali nacionalist Vuçiq nuk lë rast për të merituar mirënjohje nga BE-ja. Në fillim të javës ishte në Beograd ministri i Jashtëm austriak Sebastian Kurz, për të biseduar lidhur me çështjen e refugjatëve. Pas vizitës ai shkroi në twitter Vuçiqi është "një garantues i reformave dhe një shtyllë e stabilitetit në rajon". Një falënderim që mediat proqeveritare në Serbi e vlerësuan si të rëndësishëm - veçanërisht për shkak Kunze e shkroi mesazhin e tij në twitter në serbisht me shkronja cirilike.

Por qëndrimet serbe ndaj refugjatëve nuk janë shumë të qarta. Edhe pse shumica e qytetarëve tregojnë mirëkuptim, sepse kujtimi i luftës që ndau ish-Jugosllavinë në vitet 1990 dhe dëboi 600.000 serbë nga Kroacia, Bosnja dhe Kosova, është ende i freskët, partitë e krahut të djathtë përpiqen për të fituar votuesit me teoritë e tyre konspirative për refugjatët si terroristë të maskuar dhe dezertorë. Gjendja në Serbi mund të ndryshojë në çdo kohë, thotë gazetari Preleviq: "Ne mund të bëhemi lehtë mbikëqyrës dhe qenë kufiri të turpit evropian. Vetëm një incident të vetëm me refugjatët, do të mjaftojë që çdo nevojtar të shihet si terroristë dhe kriminelë - edhe në qoftë se rasti vetë nuk është provuar ".