1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Norvegji :Aksion shpёtimi - Trageti "Viking Sky" nё rrezik

24 Mars 2019

Tre motorёt e tragetit "Viking Sky" tё rrezikuar nё brigjet e Norvegjizё janё sёrish nё funksion. Megjithatё vazhdon aksioni i shpёtimit tё rreth 1300 pasagjerёve nё bord. Disa tё plagosur janё shtruar nё spital.

https://p.dw.com/p/3FaO3
Norwegen Kreuzfahrtschiff Viking Sky Havarie
Fotografi: picture-alliance/NTB scanpix/F.E. Vatne

Sipas tё dhёnave tё policisё deri tani janё evakuuar 338 vetё nga  1373 njerёzit nё bordin e tragetit "Viking Sky" tё rrezikuar nё det tё hapur pranё brigjeve norvegjeze. Ata janё dёrguar janё strehuar nё qendrat e emergjencёs nё qyttin bregdetar nё perёndim tё Norvegjisё, Brynhallen rreth 500 km nё veri tё Oslos. Ndёrsa 17 tё plagosur janё shtruar nё spital.

Shumica e pasagjerёve, sipas tё dhёnave tё policisё, janё nga Britania e Madhe dhe SHBA. Disa helikopterё dhe anije janё nё veprim pёr shpёtimin e anijes sё rrezikuar.

"Viking Sky"  tё shtunёn (23.03) njoftoi pёr probleme me motorёt dhe se po rrezikohej nё det. Televizioni  NRK shfaqi pamje tё tragetit qё prej detit tё trazuar dallgёt po e shtynin drejt bregut nё zonёn e bregdetit nё Hustadvikat. Pasagjerёt kanё publikuar nё tёitter imazhet se si anija lёkundje dhe moblijet brenda saj binin e rёshkisnin nё dysheme. Njё filmim tregonnjё grua, sё cilёs i bie njё dёrrasё mbi kokё. SHumё njerёz nё bord qendrojnё me jelekёt e shpёtimit.

Norwegen havarierter Frachter Hagland Captain in der Nähe des Kreuzfahrtschiffs Viking Sky
Fotografi: Reuters/NTB Scanpix/S. O. Ekornesvag

Tre nga motorёt sёrish nё funksion

Ndёrkohё janё riaktivizuar tre motorёt e tragetit "Viking Sky", i cili nёn shoёrimin e dy anijeve po rimorkiohet drejt qytetit tё afёrt Molde.  Edhe njё anije mallrash, e cila ёshtё pёrpjekur tё ndihmojё tragetin pёsoi havari duke u rrezikuar tё anojё. Nёntё anёtarёt e ekipazhit tё "Hagland Captain", sipas agjencisё sё lajmeve NTB, ndёrkohё janё tё sigurtё. Anijes sё mallrave gjithashtu iu shua motori, e si rrjedhojё ajo batoi, vuri nё dukje shёrbimi norvegjez i emergjencёs. Segmenti bregdetar Hustadvika pranё Kristiansund shtrihet nё pjesёn qendrore tё brigjeve perёndimore tё Norvegjisё. Meqёnёse nё kёtё segment ka ishuj tё vegjёl dhe breza shkёmborё, ai konsiderohet si njё zonё e rrezikshme lundrimi. Nё tё shkuarёn nё kёtё zonё shpesh ka pasur aksidente me anije.

hk/AR (dpa, afp)